Universiteti “Fan Noli”, 310 kuota për sistemin part-time
11/12/2008 Aplikimet deri më 15 dhjetor
KORÇE- Për universitetin “Fan Noli” në Korçë, Këshilli i Ministrave ka miratuar 310 kuota për sa i përket studimeve në sistemin me kohë të pjesshme. Për këtë arsye të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në sistemin me kohë të pjesshme duhet të nxitojnë për të aplikuar, pasi afati përfundimtar do të jetë deri në dt. 15 dhjetor. Fill pas kësaj date do të shpallen listat e fituese. Nëse kërkesat do të jenë tej kuotave të përcaktuara, atëherë renditja e emrave në listë do të bëhet sipas notës mesatare. Aplikantët mund të përzgjedhin mes tre fakulteteve, si në Fakultetin e Mësuesisë, në degët gjuhë-letërsi, cikli i ulët dhe parashkollor, ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë do të ketë programe studimore për të gjitha degët që ka ky fakultet. Ndërkohë për Fakultetin e Agronomisë të interesuarit mund të përzgjedhin mes degëve hortikulturë dhe agrobiznes. Ndërkaq bëhet e ditur se tarifat e shkollimit për Fakultetin e Mësuesisë dhe Agronomisë do të jenë 31.200 lekë, kurse për Fakultetin e Ekonomisë kjo tarifë shkon në shumën e 41.600 lekëve. Sistemi me kohë të pjesshme njësoj si ai i ditës. Sistemi me kohë të pjesshme do të jetë i njëjtë me atë të ditës. Ky shpjegim ka ardhur nga zëvendësrektori i universitetit “Fan Noli” në Korçë, Ali Jashari. Nëse tre vjet më parë, ka pohuar ai, këto programe studimi ishin 3-vjeçare, tashmë programet studimore do të jenë 4-vjeçare. Studentët e sistemit me kohë të pjesshme do të marrin të gjithë kreditet që marrin edhe studentët e ditës, çka do të thotë se të dy sistemet do të jenë të njëjtë dhe mes tyre nuk do të ketë asnjë ndryshim. Kjo barasvlefshmëri vlen edhe në planin mësimor, jo vetëm për kreditet, por edhe për të gjitha njohuritë që ata marrin. Ndërkaq mund të thuhet se sistemi me kohë të pjesshme vjen sërish në universitetin “Fan Noli” në Korçë, pas një ndërprerjeje prej dy vjetësh. Gjithsesi për gjithë të interesuarit e këtij rajoni, por edhe më gjerë përbën një mundësi më shumë për gjithsecilin që dëshiron të vazhdojë studimet e larta. Numri i kuotave të miratuara mund të thuhet se është ai i propozuar nga vetë universiteti, çka do të thotë se ky numër vendesh do të jetë në gjendje t’u përgjigjet kërkesave. Megjithatë, afati përfundimtar i aplikimeve mbetet ai i datës 15 dhjetor, pasi pas kësaj date fituesit do të vijojnë me programet e studimit sipas degëve që vetë ata kanë përzgjedhur. Studentët që do të aplikojnë edhe në një universitet të dytë zëvëndësrektori i universitetit “Fan Noli”, Ali Jashari, ka shpjeguar gjithashtu edhe se si do të veprohet me ata studentë që do të aplikojnë edhe në një universitet të dytë. Sipas sqarimeve të Jasharit, gjithkush prej studentëve ka të drejtën të aplikojë edhe në një universitet të dytë nëse ai e dëshiron këtë. Pra, kjo mundësi mbetet e hapur. Megjithatë, si ata që do të aplikojnë vetëm në një universitet, por edhe ata që do të aplikojnë në një universitet tjetër, kriteret e pranimit do të jenë të njëjta, çka do të thotë se asnjëra prej palëve nuk do të jetë e privilegjuar apo e privuar në krahasim me palën tjetër. Ndërkaq është bërë e ditur se numrin më të madh të kuotave do ta ketë dega financë në Fakultetin e Ekonomisë me 50 vende dhe dega e agrobiznesit në Fakultetin e Bujqësisë. Numrin më të vogël të kuotave do ta ketë dega menaxhim biznes me 20 vende, ndërsa jo më pak vende janë parashikuar edhe për gjuhë-letërsinë, e cila do të ketë 40 vende. Pas kësaj dege me nga 30 vende renditen të tjerat si turizëm, hortikulturë, marketing, cikli i ulët dhe parashkollor.