“Rikthimin në identitet” dhe në Fier, investimi në sheshin “Jakov Xoxa”
11/12/2008 Do të ndërhyhet në fasadën e pallateve për të ndryshuar pamjen dhe lagështirën
FIER- Shqetësimi i banorëve të pallateve të vjetra duket se do të marrë zgjidhje. Është projekti i Bankës Botërore ai që në bashkëpunim me Bashkinë Fier ka ndërmarrë këtë iniciativë. Projekti në fjalë do të nisë me investimin në bulevardin kryesor të qytetit "Jakov Xoxa". Rreth 1 milion dollar është shuma që zë faza e parë e investimit. Kreu i baskisë, Baftjar Zeqaj, ka deklaruar se ky investim do të sjellë jo vetëm një pamje më tërheqëse për ambientet e jashtme që tregojnë imazhin e një qyteti, por edhe për vetë banorët që jetojnë në këto pallate. "Nuk është fjala vetëm për një arkitekturë ndryshe, por për shumë më tepër. Ky projekt pritet të sjell një impakt të dukshëm dhe cilësi të jetesës së banorëve. Kjo nismë merret pikërisht për t’u siguruar qytetarëve ambiente të bukura si dhe për t’i dhënë një imazh ndryshe bulevardit kryesor. Por nuk do të jetë vetëm kaq investimin ynë i mbështetur nga Banka Botërore. Ky projekt parashikon të investojë rreth 10 milionë dollarëve. Pamja e lodhur dhe amortizimi total i pjesës së jashtme të këtyre ndërtimeve ka bërë që i gjithë bulevardi "Jakov Xoxa" të braktiset nga popullata, duke e kthyer nga një vend çlodhës dhe joshës, në një pjesëz qyteti gërmadhë. Ndërkohë dëmtimi i anëve të jashtme të pallateve ka dëmtuar edhe muret e brendshëm, pasi ka sjell lagështi brenda dhomave duke e ulur interesin e tyre për të banuar në to. Sipas Zeqaj, ka të ngjarë që të lyhen pallatet me ngjyrën e ekipit të Apolonisë.