Rama: Model inovativ në prokurimet publike, E-Albania do kaloj në një tjetër nivel

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj morën pjesë sot në prezantimin e fituesve të Startup dhe Startup Grant2024.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek procesi i negociatave ku nënvizoi se është bërë shumë punë me modelin e Inteligjencës Artificiale për transferimin e ligjeve që vendeve si Kroacia i janë dashur vite që ta bëjë.
“Po e shohim me negociatat, kemi në punë modelin e Inteligjencës Artificiale, që bën gjithë transferimin e ligjeve dhe gjithë këtyre 250 mijë teksteve të BE-së, për të cilat vendet e tjera përpara nesh patën punësuar një armatë me përkthyes, me draftues, ndërkohë që modeli jonë e bën brenda pak minutash”, thekson Rama.
“Kroacisë, shtoi kryeministri, vetëm kjo punë i mori 7 vjet, ndërkohë që ne po e bëjmë me shumë të madhe. Në harkun e 5-6 muajve ne do ta kemi të përfunduar nga pikëpamje e gjithë volumit dhe do ta kemi në shqip dhe me një cilësi shumë të lartë”.
Kreu i qeverisë theksoi po ashtu se sa i përket prokurimeve publike po punohet me Micfrosoft për një model inovativ që të bëjë procesin e prokurimit publik deri në nxjerrjen e rezultatit pa pjesëmarrjen e njeriut.
“Po kështu me prokurimet publike jemi duke punuar me Microsoft për një model invovativ të prokurimeve publike pa pjesëmarrjen e njeriut që faktikisht ose më sakte që bën procesin e prokurimit publik deri në nxjerrën e rezultatit pa pjesëmarrjen e njeriut. Pastaj komisioni përkatës certifikon rezultatin, në fund fare përgjegjës për lidhjen e kontratave për shpenzimet publike janë njerëzi nuk është akoma Inteligjenca Artificiale. Është një Project shumë ambicioz. Para pak ditësh është bërë një work shop këtu tek AKSHI me 16 vende që po punojnë me këtë drejtim. Po përpiqemi me Microsoft të bëjmë një model që e bën të gjithën shpresojmë dhe urojmë që ta kemi gati deri në fund të 2026”, tha Rama.
Sa i përket E-Albania, Rama nënvizoi se “brenda pak kohe E-Albania do të kalojë në një tjetër nivel pra ajo Deilla që del aty dhe flet do të bëjë gjithë shërbimin,. Nuk do të jetë e nevojshme që kush hyn në E-Albania të ndjekë Diellën e të bëj klikime, shko, këtu e shko atje. Kjo gjë do të realizohet më kërkesë do i thuhet Diellës dua këtë letër dhe gjithë punën do ta bëjë Diella asistenti virtual”.
“Thënë të gjitha këto besoj se po krijojmë një potencial të madh me ju dhe të tjerë si ju që mund të na japin një dorë në zhvillimin e mëtejshëm të procesit të qeverisjes duke përdorur bazat tonë të të dhënave. Në fund të ditës ju e dini që sa më shumë të dhëna, aq më shumë brumë për të krijuar modele që pastaj mund ta në lehtësojnë procese apo të na nxjerri në horizonte që nuk i imagjinonim më parë”, u shpreh Rama.
/a.f/