E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritan Shehu, deputet i PD-së: “PS po ndjek praktika bllokuese”

21-07-2012 / Gazeta 55

Në një kohë kur parlamenti miratoi të enjten me konsensus mazhorancë-opozitë ndryshimet në ligjin zgjedhor, çështja e imunitetit rikthen mosmarrëveshjet politike. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh se PS po ndjek praktika bllokuese, ndërsa vullneti i Ramës është për të mos prekur imunitetin.
“PS po demonstron praktika të qarta bllokuese. Vullneti i Ramës është për të mos prekur imunitetin. Interesi i tij i vetëm që grupi parlamentar socialist të jetë me imunitet. Heqja e imunitetit sot njihet nga të gjithë”, u shpreh Shehu.
Deputeti demokrat theksoi se është i njohur tashmë qëndrimi i PS-së ndaj kursit reformat, ku shpesh herë ka luajtur rol bllokues, siç bëri me ligjin e Gjykatës Administrative. Tritan Shehu i bëri thirrje PS-së të dëgjojë apelin e ndërkombëtarëve dhe të votojë seancën e 6 gushtit heqjen e imunitetit.
“Mazhoranca i ka bërë të ditur opozitës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës, siç bëri me ligjin për gjykatën administrative. Ka një reagim ndërkombëtar për këtë çështje. Nga Partia Demokratike ekziston e gjithë gatishmëria për të mbyllur heqjen e imunitetit. Kjo reformë është e nevojshme për forcat politike, për Shqipërinë por edhe si një detyrim ndaj ndërkombëtarëve”, tha më tej ai.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›