Rama: Ndryshimet në qeveri, arna në thes të grisur
Kryetari socialist, Edi Rama e ka cilësuar dje “pjesë të folklorit politik të ditës”, deklaratat dhe lëvizjet e fundit të ish - kryetarit të PS-së, Fatos Nano. I ftuar në emisionin “Prizëm”, në ‘Albanian Screen’, të gazetarit, Aleksandër Furxhi, kreu i PS-së i quajti “arnime dhe thes i grisur i qeverisë”, ndryshimet e fundit të bëra në kabinetin qeveritar.
Cili është mendimi i opozitës për ndryshimet në qeveri?
Këto janë arnime të një thesi tanimë të shpuar nga të gjitha anët dhe nuk sjellin asnjë cilësi të re përkundrazi nxjerrin sklerotizimin e gjithë organizmit qeverisës.
Keni parasysh emra konkret apo faktin që propozimet vijnë nga LSI dhe PD?
Kam parasysh simbolikën e figurës së ministrit të ri të Brendshëm që është shëmbëlltyra e mediokritetit e vulgaritetit dhe e militantizmit agresiv të PD-së në vite dhe që pas kësaj do të jetë ministër i Brendshëm i Shqipërisë.
A keni një mendim për ministrat që vijnë nga LSI?
Unë jam gjithsesi i befasuar nga vulgariteti me të cilin kryeministri e trajton kabinetin qeveritar kur thotë së këto janë vende të lira dhe partia me të cilën kemi marrëveshje në koalicion mund t’i plotësoj me kë të dojë. Për të tjerat nuk kam koment të veçantë sepse realisht nuk përbën asnjë lloj ngjarje është thjesht në vazhdën e një inercie drejt rrokullimës që tanimë e ka marrë përpara qeverinë dhe që e bën irrelevante përmbajtjen e këtyre ndryshimeve. Janë ndryshime të papërmbajtura.
Ç’mund të thoni për aludimin e z.Nano për të rimarrë PS-në?
Është pjesë e folklorit politik të ditës.
Ai thotë se PS lëngon nën drejtimin tuaj?
E dëgjova pyetjen dhe e dhashë përgjigjen është pjesë e folklorit politik të ditës dhe unë nuk kam asnjë minutë për të humbur me këtë folklor.
Ka patur kritika ndaj jush që nuk propozuar emra në procesin e zgjedhjes së presidentit, një ndër ta ishte edhe Eduard Kukan, eurodeputet kryetar i delegacionit të parlamentit europian për Europën juglindore?
Eduard Kukan është një njeri i mirë një njeri i ditur, i kulturuar është i djathtë dhe përfaqëson Partinë Popullore Europiane në një strukturë të Parlamentit Europian që merret me Shqipërinë, pra ka partishmëri, është larg të qënit një arbitër. Arbitër ndërkombëtar do të quaja ODIHR në rastin kur monitoron zgjedhjet ndërsa të tjerët miq janë partnerë, kanë këndvështrimet e tyre nuk është e thënë që gjithmonë të kenë këndvështrime asnjanëse dhe në këtë rast unë sigurisht nuk jam dakord me ato që thotë z.Kukan edhe pse jam dakord shumë shpesh me z.Kukan, i cili ka dhënë një sërë prononcimesh për çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe ka bërë shumë të qartë qëndrimin se ky është një shans i humbur për Shqipërinë. Për sa i përket çështjes së garës ata që kërkojnë të konstatojnë një të metë në proces nga ana jonë për faktin se ne nuk paraqitëm kandidat nuk kanë kuptuar më asgjë pastaj nga gjithçka ne kemi përcaktuar në vizionin tonë për zgjedhjen e presidentit drejt një konsensusi. Nuk mund të ketë konsensus me garë.
E shikoni në zgjedhjet e 2013-ës e shikoni LSI-në tek e majta apo pranë PD?
Vetëm në qoftë se LSI braktis koalicionin qeverisës dhe kalon në kampin opozitar do të eksplorojmë çdo mundësi për të bashkëpunuar me të. Në të kundërt LSI është përballë nesh në kampin kundërshtar, në krahun e djathtë të PD dhe në zgjedhje do të shkojmë ballë për ballë dhe do të fitojmë pavarësisht se ku gjendet LSI apo ku gjenden ata që janë sot satelit të PD-së.
Ekziston opozita e bashkuar? Duket se është shpërbërë?
Unë nuk di të ketë dalë njeri nga opozita, gjithkush që ka qenë në opozitë është në opozitë. Opozita nuk është një kazermë ushtarësh që zgjohen dhe bien të flenë në të njëjtën kohë dhe bëjnë ushtrime të njëjta, opozita është një front plural, PS është lokomotiva e opozitës. Por ka dhe parti të tjera që kanë axhenda të tyre, reforma zgjedhore ka qenë një moment që na ka vendosur në pozicione diferente, por këtu nuk ka asnjë çudi për të thënë se është shpërbërë opozita. Opozita është një familje plurale që ka diversitet në axhenda pa harruar asnjëherë që kryefjala është e përbashkët që të fitojmë zgjedhjet e vitit 2013.
Z.Ndoka është gati të largohet?
Nuk ka asnjë problem. Unë jam takuar sot (dje) me kryetarin e PDK-së e kemi diskutuar shumë miqësisht. Sigurisht që ai ka qëndrimin e tij, është në opozitë, por fare natyrshëm shpreh disa kërkesa të cilat kërkon të merren në konsideratë.
Brenda opozitës nuk janë dakord që ju të jepni konsensus për heqjen e imunitetit në kushtet kur PD ka dhe institucionin e Presidentit do të ketë nesër atë të Prokurorit të Përgjithshëm, faktori politik në opozitë do të jetë më i shantazhueshëm do të jetë më në presion dhe do të zvogëlohej veprimi opozitar?
Nuk ndaj të njëjtin mendim dhe ju falenderoj për pyetjen se më jepni mundësinë të shpjegoj pak të vërtetën lidhur me një maskaradë të përsëritur të kryeministrit, i cili e trajton çështjen e imunitetit si një çështje që mbahet bllokuar nga ne sepse po e pengon një i ashtuquajtur këshill miliarderësh në PS. Dua të sjell në vëmendje se kur tre deputetëve të PS u është kërkuar imuniteti për të dhënë sqarime për ngjarjet e 21 janarit të tre deputetët brenda 15 minutash nga nxjerrja e shkresës nga prokuroria janë shprehur publikisht dhe kanë thënë se ne jemi të gatshëm të heqin dorë nga imuniteti, dhe heqja e imunitetit të tyre është votuar në mënyrë unanime, nuk ka patur asnjë rezistencë. Ne si PS e kemi thënë kohë më parë qysh në mandatin e shkuar se për ne nuk ka imunitet dhe kemi provuar që sa herë është kërkuar imuniteti për arsyet e prokurorisë, pa i hyrë të diskutojmë na pëlqen apo nuk na pëlqen, ka apo nuk ka të drejtë, menjëherë kemi pranuar heqjen e imunitetit, dhe të tre deputetët e kanë bërë ju siguroj as pa u vënë në kontakt me mua paraprakisht dhe unë e kam parë shprehjen e vullnetit të tyre menjëherë nga mediat. Pra këtu nuk bëhet fjalë fare që neve si opozitë kemi ndonjë arsye për të penguar heqjen e imunitetit.
A do të pranojë opozita zgjedhje pa numërimin elektronik dhe pa pajisjet e verifikimit të kartës së identitetit? Cili është qëndrimi juaj përfundimtar?
Ekspertët e ODIHR kanë një pozicion skeptik për arsye se thonë se ky është një revolucion, një përmbysje shumë e madhe në të gjithë sistemin dhe duhet bërë paraprakisht një fazë pilotimi, pra të ketë një projekt pilot. Qëndrimi ynë është se ne duhet të vlerësojmë këtë prononcim sepse ODIHR ka një ekspertizë shumë të gjerë dhe të respektueshme dhe duhet të studiojmë bashkë me palën tjetër se çfarë mund të bëhet dhe sa mund të shtrihet numërimi elektronik. Ndërkohë që, për kartat e identitetit pozicioni ynë është që skepticizmi i ODIHR lidhur me një sistem online është i bazuar dhe do të ishte me risk sepse në rast të një mosfunksionimi do të bllokohej procesi zgjedhor kështu që një proces offline, pra një sistem i mbyllur ku çekimi i kartës bëhet nëpërmjet aparatit pa transferim online të dhënash është plotësisht i mundur.
Qëndrimi juaj i pandryshuar ka qenë se zgjedhjet në 2009 dhe në 2011 sipas jush janë vjedhur a keni menduar se çfarë do të thoni nëse humbni në 2013?
Ky është një opsion për ju jo për mua.
Pra besoni se nuk do t’i humbni zgjedhjet në 2013?
Nuk i kemi humbur në 2009, nuk i kemi humbur as në 2011 në Tiranë, do t’i fitojmë edhe në 2013. Ndryshimi do të jetë që këtë radhë nuk do të mund të na e vjedhin fitoren sepse sado që të vjedhin nuk do të marrin dot më shumë vota sesa do të marrim ne duke shkuar derë më derë.
Keni ndonjë mekanizëm të veçantë, si do e kapërceni atë që e shihni si rrezik?
Në qoftë se në Tiranë me një vjedhje industriale gjithë koalicioni kundër nesh dhe kundër meje personalisht ngeci tek 10 votat e fundit në zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë, mijëra e dhjetëra mijëra më shumë vota se 10 vota. Ne sigurisht do të bëjmë gjithçka për ta garantuar sistemin, do organizohemi për të përmirësuar akoma më shumë administrimin tonë të zgjedhjeve, por ne sigurisht ne nuk kemi iluzion se Sali Berisha do të heqë dorë nga tundimi për të futur duart në zgjedhje. E megjithatë sado që ky tundim të shtyjë në ngasje kryeministrin çdo manovër e tij do të jetë e kotë. Ne do të mobilizojmë njerëzit dhe njerëzit do të mobilizohen së bashku sepse përditë e më shumë ata janë të bindur se duhet një fillim i ri, duhet një rrugë e re dhe padyshim duhet një forcë e re në qeverisje dhe pastaj kanë të gjithë kohën për të na gjykuar, për të na kritikuar dhe madje për të menduar se si do të na largojnë për të sjellë të tjerë përsëri. Gjithë atyre shqiptarëve që thonë se Saliu do të vjedhë prapë u them se kjo nuk është një arsye për të mos shkuar për të votuar, por kjo duhet të jetë një arsye për të mobilizuar edhe të tjerë që nuk kanë votuar që të votojnë në mënyrë që hajdutët e votave të mos arrijnë do të përmbysin vullnetin e popullit sovran.
(GSH/BalkanWeb)