Armët e Gërdecit, mbërrin dëshmia e Patrick Henry
Nga Klodiana Lala
Ortaku i Pinarit dhe Delijorgjit komenton tregtinë nga Gërdeci. Administratori i amerikanes SAC ka rrëfyer për të vërtetat e lidhjes së kontratave me ndërmarrjen MEICO
TIRANE-Hetimet për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec hyjnë në një fazë të re. Mbërritja e dëshmisë së Patrick Henry, administrator i firmës amerikane SAC, duket se do të zbardhë mjaft pika të errëta, lidhur me hetimet për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Burime nga Ministria e Drejtësisë pohojnë se letërporosia nga Amerika me dëshminë e Henry, ka ardhur pak ditë më parë dhe kanë nisur punën për përkthimin e saj. Administratori i amerikanes SAC ka rrëfyer për të vërtetat e lidhjes së kontratave me ndërmarrjen MEICO, marrëdhëniet e tij me ish-drejtorin e kompanisë shtetërore, Ylli Pinari, si dhe njohjet me administratorin e “Alba Demil”, Mihal Delijorgji. Dëshmia e Patrick Henry u kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi u cilësua si mjaft e rëndësishme për zbardhjen e aferave të kryera me shitjen e armëve. Autoritetet amerikane kanë sjellë më në fund letërporosinë me dëshminë e administratorit të amerikanes SAC, që së shpejti pritet të jetë në duart e grupit hetimor të çështjes ‘Gërdeci’. Hetimet për shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, janë tashmë peng i tri letërporosive të tjera që pritet të vijnë nga Amerika dhe Qiproja. Për tragjedinë e rëndë është person nën hetim dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Kontratat
Më 28 dhjetor 2007, kompania amerikane “Southern Ammunition Company Inc” ka nënshkruar një kontratë me ndërmarrjen shtetërore të eksport-importit të armëve MEICO, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte të drejtën të çmontonte dhe demilitarizonte municionin luftarak të blerë. Vlera monetare e kontratës së shitblerjes mes MEICO-s dhe SAC-it kapte shifrën e 582.326 dollarëve amerikanë. Por tri ditë më vonë, amerikania SAC me administrator Patrick Henry, ia ka shitur arsenalin ushtarak kompanisë shqiptare “Alba Demil” sh.p.k, me administrator Mihal Delijorgjin, një prej të arrestuarve si shkaktar për tragjedinë e Gërdecit. “Alba Demil” e Delijorgjit, veç veprimtarisë me objekt çmontim dhe demilitarizim, kishte të drejtë edhe ta shiste një pjesë të municionit. Marrëveshja mes Patrick Henry dhe Mihal Delijorgjit është nënshkruar më 31 dhjetor 2007. Në kontratën e 28 dhjetorit 2007, thuhet se “shitësi (MEICO) i shet blerësit (SAC) municionin për çmontim dhe demilitarizimin nga ana e (SAC) në territorin shqiptar”. Ndërsa në kontratën e firmosur nga Henry dhe Delijorgji, saktësohet se “pala shitëse (SAC) i shet dhe transferon palës blerëse (‘Alba Demil’ sh.p.k), që pranon të drejtat e pronësisë së municioneve të mëposhtme me qëllim çmontimin, demilitarizimin dhe tregtimin e materialeve që rrjedhin nga përpunimi i tyre”. Për të gjitha marrëdhëniet e tij me ish-drejtuesin e MEICO-s, si dhe biznesmenin Mihal Delijorgji, Patrik Henry ka dhënë sqarime në letërporosinë që pritet të përkthehet dhe të bëhet pjesë e fashikullit hetimor.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)