Rama: Ne 23 qershor, populli beri revolucion te heshtur me vote Rozeta Rapushi
Nga Vlora ku festoi dje fitoren e madhe te Partise Socialiste ne 23 qershor, kreu socialist, Edi Rama, tha se populli nuk e votoi te majten per te hequr disa dhe per te vendosur disa te tjere, por per te rindertuar jeten shoqerore te vendit, duke bere nje revolucion te heshtur me vote. Nga sheshi “Pavaresia”, kreu socialist njeheresh edhe deputet i ketij qarku falenderoi te gjithe vlonjatet per voten e dhene dhe rezultatin e ketyre zgjedhjeve, duke premtuar se do te jete prane tyre. “Pas dy muajsh ne do te perballemi me nje realitet te rrenueshem ne te gjithe Shqiperine. Fitorja e 23 qershorit ka nje kuptim te qarte. Njerezit nuk votuan per te hequr disa dhe per te rivendosur disa te tjere, por per te rindertuar jeten shoqerore te vendit. Njerezit bene nje revolucion te heshtur me vote per te ndryshuar Shqiperine”, - u shpreh Rama. Para qytetareve te mbledhur ne festen e djeshme te PS-se ne Vlore, kreu socialist tha se ai do te kete zyren e deputetit ne Vlore dhe kontakte te vazhdueshme me ata qe e kane votuar Partine Socialiste por edhe ata qe nuk e kane votuar. Madje nje gje te tille sipas Rames, duhet ta bejne te gjithe deputete. “Te gjithe duhet te mbajne hapur zyrat e tyre atje ku i votuan qytetare”, - kerkoi Rama. Duke u ndalur tek situata ne te cilen ndodhet vendi, kreu i PS-se tha se kundershtari i ka bere nje dhurate shume te cmuar Partise Socialiste. “Na ka lene ne tavoline nje liber te trashe te mbushur me gabimet e tij. Dhe ne duhet ta lexojme per te pare gabimet e tij, dhe ne do punojme per te realizuar angazhimet tona per vendin dhe rrugen e saj drejt Bashkimit Europian. Ne do te punojme per Vloren, qytetin e themeleve te vendit, per ta kthyer ne nje nga portat me te bukura te Mesdheut”, - theksoi Rama. Nga ana tjeter, kryeministri i ardhshem nenvizoi se nese ne mandatin e ri socialistet nuk punojne sic duhet atehere rrezikojne te ndeshkohen. Ndaj sipas tij, per socialistet fillon nje periudhe e veshtire, e gjate dhe e pagjume. Rama theksoi gjithashtu se fitorja e zgjedhjeve eshte nje sfide per socialistet, te cilat sipas tij i kane mundesite per te fituar. Ne perfundim te takimit festiv ne Vlore, kreu socialist i falenderoi te gjithe ata qe paten besimin dhe votuan per Partine Socialiste. Si dhe shprehu falenderime per militantet e Partise Socialiste, drejtuesit e partise, te gjithe stafin, si dhe kreu e Bashkise se Vlores, Shpetim Gjiken.
MANDATET
Gjika falenderim vlonjateve qe mbeshteten PS
Ne podium gjate festimit te djeshem te fitores se PS-se ne Vlore, u ngjit edhe kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, i cili falenderoi qytetaret vlonjate per mbeshtetjen e qe i dhane Partise Socialiste ne zgjedhjet e 23 qershorit. Ne fjalen e tij, Gjika tha se PS-ja dhe Rama do te rilindin Shqiperine. Ndersa shprehu respekt per te gjithe ata qe zgjodhen Vloren dhe Ramen. Ne keto zgjedhje e majta ne Qarkun e Vlores mori plot 6 mandate deputetesh, te cilet jane Edi Rama, Valentina Leskaj, Koco Kokedhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toci si dhe Andrea Marto.