Rama: Në Kuvend dhe në rrugë
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar bojkotin parlamentar të panevojshëm për partinë, edhe pse ishte ai që e mbajti partinë 6 muaj larg Kuvendit, duke sjellë reagimin e fortë të ndërkombëtarëve. Ai tha dje se përveç protestave, do të bëjë dhe luftë në Kuvend. Ne do të jemi bashkë me popullin në protestë, për të fituar të drejtën e shkelur të transparencës për të gjitha kutitë e mbyllura, nga kutia e zgjedhjeve, te kutia e ekonomisë, e drejtësisë, e lirisë së lëvizjes, konkurrencës, medias. Ndërsa Parlamenti do të jetë për ne vendi ku do të vazhdojmë të kërkojmë me durim e këmbëngulje të drejtën e transparencës, atë dhe asgjë tjetër, - tha Rama para mbledhjes së grupit parlamentar.