Rama: “Në Parlament per zgjedhjet, por dhe protesta”
Kreu i PS-së: “Do të vazhdojmë protestat, vendi është në një krizë që i ka rrënjët te kutitë e 28 qershorit”
Eneida Jaçaj
Partia Socialiste, në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar, i ka dhënë fund bojkotit. Grupi vendosi që Parlamenti do të jetë vendi ku opozita do të kërkojë të drejtën e transparencës, ndërsa nga ana tjetër, do të vazhdojnë protestat. Deputetët socialistë në Parlament nuk do të diskutojnë për çështje të tjera, përveç asaj për hapjen e kutive në kuadër të transparencës për zgjedhjet. Grupi shprehet se tani e tutje do të jetë një marrëdhënie e kushtëzuar Parlament-PS. Më pas do të jetë mbledhja e Asamblesë e PS-së, e cila do të vendosë për çështje të tjera. Fundi i bojkotit ka qenë edhe synimi kryesor i 5 deputetëve të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS-së, të cilët për 6 muaj u angazhuan kundër tij duke rrezikuar edhe mandatin e deputetit. Sipas deputetit të LMN-së, Ben Blushi, bojkoti u ndërpre sepse nuk pati sukses. Sipas tij, bojkoti i Parlamentit, veç hapjes së kutive, synonte edhe konsolidimin e Edi Ramës në krye të PS-së. Paralelisht me pjesëmarrjen në diskutimet në Kuvend socialistët do të protestojnë në të gjithë vendin për hapjen e kutive.
Deklarata
Kreu i PS-së ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Ne do të jemi bashkë me popullin opozitar në protestë, ndërsa Parlamenti do të jetë vendi ku do të kërkojmë të drejtën e transparencës dhe për asgjë tjetër, pasi vetëm nëpërmjet transparencës mund të zhbëhet kriza”, - u shpreh Rama. Sipas tij, PS-ja do të vazhdojë protestat, pasi vendi është në një krizë që i ka rrënjët te kutitë e 28 qershorit. “Vendi është futur në një krizë të thellë, kjo krizë i ka rrënjët në kutitë e mbyllura të 28 qershorit. Po dëgjojmë përditë e më shumë gënjeshtra qeveritare dhe shqiptarët po kanë më pak mundësi për të jetuar. Pa transparencë të gjitha liritë dhe të drejtat do të jenë të mbyllura në kutitë e keqqeverisjes”, - tha Rama. Kryesocialisti theksoi se kriza nuk fshihet me premtimin e qeverisë dhe se vetëm nëpërmjet transparencës bëhen realitet liritë. Sipas kryetarit Rama, opozita dhe i gjithë populli do të protestojnë jo vetëm për hapjen e kutive të zgjedhjeve, por edhe kutive të tjera të mbyllura ku fshihet kriza ekonomike, papunësia, varfëria e gjithçka tjetër që sipas kryesocialistit e ka zhytur Shqipërinë në kaos. “Transparenca e munguar për kutitë e 28 qershorit është burimi i errësirës që mbulon sot çdo shifër të ekonomisë së vendit”, - u shpreh Rama, duke shtuar “ashtu siç u është imponuar shqiptarëve një rezultat i ndryshëm nga ai që gjendet në kutitë e votimit, u imponohen përditë shifra të gënjeshtra suksesesh ekonomike, ndërkohë që përditë u duhet të nxjerrin më shumë lekë nga xhepi për të blerë më pak. I vetmi ilaç me efekt afatgjatë shterues për sëmundjen që po dobëson përditë fuqinë blerëse të familjeve shqiptare në një treg që rrit përditë çmimet, është transparenca”.
Asambleja
Ditën e shtunë do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi tri çështje kryesore. Socialistët do të diskutojnë për raportin e kushtëzuar me institucionin e Kuvendit, për organizimin e protestave dhe do të caktohet data e mbledhjes së Kongresit të PS-së, i cili do të diskutojë çështjen e Statutit të partisë për të cilin kanë dhënë propozimet për ndryshime deputetët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe. Selia rozë është në kulmin e punës për organizimin e protestave për të larguar qeverinë “Berisha”. Në Partinë Socialiste po dallohen dy rryma për mënyrën e organizimit të protestave. Grupi i parë është ai që mendon se duhet të nisin protestat në çdo qytet dhe zonë urbane, ku në krye të jenë deputetët e qarkut. Ideja tjetër është ajo e organizimit të një proteste masive në kryeqytet dhe të mos largohet andej pa pasur një reagim nga qeveria. Mundësia më e madhe është që socialistët të grumbullojnë protestues në çdo qytet dhe më pas të mblidhen para selisë së qeverisë dhe të rrinë aty për ditë me radhë. Përsa u përket ndryshimeve statutore, janë mbledhur grupe pune, të cilat po punojnë lidhur me këtë çështje. Deputetët e LMN-së kanë dorëzuar paketën e propozimeve pranë grupit të punës. Disa ditë më parë pati një keqkuptim mediatik se deputetët e LMN-së nuk kishin dorëzuar paketën e propozimeve dhe se ishin ata që po pengonin punën. Por, pati një reagim të menjëhershëm nga vetë LMN-ja, e cila hodhi poshtë spekulimet mediatike, me argumentin se propozimet e tyre janë dorëzuar, por është grupi i punës ai që nuk po i thërret. Që në fillim të muajit gusht kjo lëvizje paraqiti një paketë propozimesh për disa ndryshime në Statut lidhur me anën organizative të partisë, por edhe me një çështje delikate, siç ishte edhe kërkesa primare, që kryetari i partisë të jepte dorëheqjen në rast humbjeje të zgjedhjeve. LMN-ja ka humbur edhe një betejë tjetër brenda partisë, pasi ajo nuk do të mund të organizohet institucionalisht pas vullnetit të shprehur nga vetë anëtarësia e PS-së përmes një pyetësori.
Parlamenti
Socialistët në Parlament nuk do të diskutojnë për çështje të tjera, përveç asaj për hapjen e kutive në kuadër të transparencës për zgjedhjet.
Protestat
Partia Socialiste do të vazhdojë protestat pasi, sipas kreut të saj, vendi është në një krizë që i ka rrënjët te kutitë e 28 qershorit.
Kriza ekonomike
Kryesocialisti deklaron se vendi është futur në një krizë të thellë dhe kjo krizë i ka rrënjët në kutitë e mbyllura të 28 qershorit.
26 Mars 2010