Legjenda e skenës shqiptare Sandër Prosi dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit”
Një nga kolonat e artit dhe kinematografisë shqiptare, është dekoruar dje nga Presidenti Topi me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”
Një nga kolonat e artit dhe kinematografisë shqiptare, që kujtohet nga publiku me portretin e Ismail Qemalit tek “Nëntori i Dytë”, apo Dhaskal Todrit tek “Udha e Shkronjave” aktori dhe ikona e skenës shqiptare është dekoruar dje nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”. Aktori Sandër Prosi dekorohet (pas vdekjes), me motivacionin: “Si personalitet i shquar i skenës dhe i ekranit me kontribute të çmuara në krijimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të artit teatral dhe kinematografik shqiptar”-ka shprehur Presidenti Topi. Në ceremoninë e dekorimit të aktorit të madh, në nder dhe në respekt të tij, ishin të pranishëm aktorë, regjizorë, kineastë dhe personalitete të larta të artit shqiptar. Në emër të tyre përshëndeti djali i aktorit Sandër Prosi, Aristidh Prosi; “Mirënjohje të thellë kanë të gjithë miqtë dhe kolegët por në veçanti dy persona që unë mendoj se kanë një vend shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në jetën e tij qoftë private, qoftë artistike. Kam parasysh bashkëshorten e tij, zonjën Filomena dhe mikun artistë të tij, operatorin, regjisorin e famshëm Viktor Gjika”. Popullariteti i tij si aktor lidhet me karakterin e thellë popullor të artit të tij. Vetitë fizike, trupi i drejtë, pamja fisnike, me një nur skenik, vështrimi i ngrohtë, plastika dhe forca e fjalës së tij, nëpërmjet zërit të veçantë i dhanë këtij aktori përmasat e një aktori të madh që i vjen rrallë skenës shqiptare.
Arti kinematografik i Sandër Prosit
Aktori ka interpretuar me talent të rrallë figurat e mësuesit, doktor Borovës, inxhinier Sharres, Jaho Labit, etj. Figura e Dhaskal Todrit e interpretuar nga Prosi ka mbetur në kujtesën e publikut shqiptar. Me mjeshtëri të rrallë artistike interpretoi figurën e Ismail Qemalit. Ai dha një Ismail Qemal të urtë, të mençur, njeriun që rrezaton autoritet, besim e respekt plot ndjenja njerëzore në çdo hap e veprim. Arti i vërtetë është i vështirë dhe kërkon punë, talent dhe dije. Figura e Ismail Qemalit në të cilën gjallon forcë, gjallëri mendore e fizike sjellje të mira takti e vetëpërmbajtjeje diplomati gjeti realizimin më të arrirë nga ky artist i madh. Edhe pse me një diplomë stomatologu në xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin që kishte për skenën. I sapokthyer nga studimet në Austri, kishte dëgjuar për një konkurs që Teatri Kombëtar organizonte për aktorë dhe ai nuk u mendua gjatë. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhdë një merak. Kishte tentuar të luante në dramën e Shilerit “Vilhelm Tel”, por pas disa provave të lodhshme gjithçka ishte anuluar nga fashistët. Brenda pak kohësh u kthye në aktor, pedagog, një kult i teatrit dhe i kinemasë shqiptare. Pati mësues dhe kolegë të njohur, si: Naim Frashëri, Andon Pano, Marie Logoreci e shumë të tjerë, një plejadë aktorësh të vjetër që vendosën themelet e aktrimit në vend. Sandër Prosi lindi janarin e 1920 në qytetin ku u këndua për vite të tëra “Luleborë”. Qysh kur ishte ende në gjimnaz provoi të vishte petkun e njërit prej personazheve të dramës "Vilhelm Tel", e cila nuk mundi të shfaqej. Pasionin për teatrin e kishte që i vogël kur shkonte në kinema. Aty jepeshin shfaqje nga grupi amator i drejtuar nga Mihal Popi dhe ai përpiqej sadopak që të përshtatej me personazhet që kishin filluar t’i ceknin ëndrrën e tij të madhe, atë të aktorit. Por me sa duket planet që kishte për të familja ishin ndryshe. Niset për studime në Austri në degën stomatologji, të cilat i la përgjysmë. Pasi kishte lënë kujtimet e ëmbla të Austrisë, merr pjesë në konkursin e Teatrit Popullor, ku edhe iu besua roli i parë. Roli i tij i parë ka qenë ai i Shaqir Agës në komedinë "Prefekti" të Besim Lëvonjës, që u prit mjaft mirë, dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovaçit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Krijimet e Sandër Prosit në film shënojnë kulme në mjeshtërinë e aktorit. Ishte viti 1961 kur ai mori rolin e parë në film. Ishte personazhi i drejtorit të shkollës në filmin "Debatik". Ky do të ishte fillimi, ndërkohë që ai do të spikaste dukshëm duke reflektuar impulset e magjishme të artit dramatik. Me shikimin e thellë, me të folurën e prerë, me zërin e ëmbël ai nuk mund të mos të shfaqte Sandrin e vërtetë, njeriun e natyrshëm që u bë artist i madh. Në filmin "Vitet e para" ai i bëri përshtypje spektatorit për një konkretizim të qartë të personazhit të Abdylit, duke mbetur në mendje të çdokujt për një kohë të gjatë. Sandër Prosi vdiq atëherë kur mund t'i jepte akoma role të bukura skenës dhe ekranit. U vlerësua me çmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e lartë "Artist i Popullit". U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit të filmit "Pranverë e hidhur" më 24 mars 1985.
Trofe
Sandër Prosi, është konsideruar si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës shqiptare, ku gjatë karrierës së tij aktoriale ai është nderuar me disa çmime, kupa, medalje, si dhe me çmime të Republikës. Në ‘75 u nderua me Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë për rolin e Jaho Labit në filmin "Në fillim të verës". Sot numëron në mbi 100 role të interpretuara me mjeshtëri në teatër dhe kinematografi, por asnjëra prej tyre nuk mund të përsërisë realizimin e figurës së Ismail Qemalit, e cila u nderua me Medaljen e Festivalit të Pestë dhe me Çmimin e Republikës të Klasit të Parë. Sandër Prosi njihte mirë letërsinë, që shërbente për të zbërthyer mjeshtërisht personazhet, para se ai të vishte petkun e tyre.
Galeria e roleve
Për më se tri dekada Sandër Prosi krijoi mbi 80 role në teatër dhe kinematografi, të shkëputura këto nga 75 vepra të autorëve të huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bëri që asnjëri prej tyre të mos i ngjajë tjetrit. Ata ishin aq të ndryshëm dhe për këtë qëllim u bënë mjaft popullorë dhe të pëlqyer nga publiku. Trupi i drejtë, pamja fisnike, një nur i pa krahasuar skenik, vështrimi i ngrohtë, plastika dhe forca e fjalës së tij, zëri i veçantë i dhanë këtij aktori përmasat e një artisti të madh të skenës, që u gdhend natyrshëm te publiku. Ai luajti në mjaft filma, të cilët pa diskutim u cilësuan të suksesshëm. Nëse bëjmë një shëtitje të shkujdesur në galerinë e roleve të tij, do të veçojmë filmat: "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Mëngjese lufte", "Yjet e netëve të gjata", "Në fillim të verës", "Fijet që priten", "Përballimi", "Gjeneral Gramafoni", "Udha e shkronjave", "Plaku dhe hasmi", "Kush vdes në këmbë", "Detyrë e posaçme", "Oshëtimë në bregdet", "Guximtarët", "Shtigje lufte", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Njeriu me top", "Vajzat me kordele të kuqe", "Plumba perandorit", si dhe shumë të tjerë, po kaq të njohur nga shikuesit dhe gjithashtu të pëlqyer.
Disa nga filmat ku ka luajtur
"Vitet e para"
"Horizonte të hapura"
"I teti në bronz"
"Mëngjese lufte"
"Yjet e netëve të gjata"
"Në fillim të verës"
"Fijet që priten"
"Përballimi"
"Gjeneral Gramafoni"
"Udha e shkronjave"
"Plaku dhe hasmi"
"Kush vdes në këmbë"
"Detyrë e posaçme"
"Oshëtimë në bregdet"
"Guximtarët"
"Shtigje lufte"
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur"
"Njeriu me top"
"Vajzat me kordele të kuqe"
"Plumba perandorit"
Shkrimtarja shqiptare Evis Qaja merr çmimin e parë "Gazetari i Ri Evropian 2010"
Shkrimi me titull "Politika e Integrimit që di të thyejë Tabutë Konvencionale" e gazetares Evis Qaja, fitoi çmimin e parë për Shqipërinë në konkursin e përvitshëm "Gazetari i Ri Evropian 2010", konfirmoi dje Sekretaria Europiane. Ky konkurs i përvitshëm mbareuropian, çelja e të cilit u shpall nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin (KE), ka pasur pjesëmarrës të shumtë jo vetëm nga shtete anëtare të BE, por edhe vende kandidate. Gazetarja e re fituese Qaja, në shkrimin e saj të fokusuar në çështjen e zgjerimit të BE, shpreh pikëpamjen e saj se "fryma e vërtetë evropiane është njohja e realiteteve, mundësive dhe obligimeve, në të cilat gjendemi edhe njëra, edhe pala tjetër, pa dallim të kufijve e armiqësive, si dhe urrejtjeve tona...". Qaja vlerëson nismën e regjistrimit të popullsisë në vendin tonë. Në shkrimin e saj fitues thuhet se "ky regjistrim do të japë një tablo të plotë dhe të përgjithësuar të situatës demokratike dhe social-ekonomike në vend". Evis Qaja është një prej 47 studentëve që po përfiton nga Fondi i Ekselencës. Ajo me mbështetjen e këtij fondi po vijon studimet e doktoraturës në Universitetin Aristoteli, në qytetin e Selanikut (Greqi) një nga universitetet shtetërorë më me përvojë dhe histori në shtetin Helen. Evisi, një studjuese dhe shkrimtare e re, e cila është e vetmja shqiptare e përzgjedhur së fundi nga Instituti Biografik Amerikan për çmimin "Mendjet e Mëdha të shek.XXI", u rikthye në Shqipëri dy vjet më parë në kuadër të nismës së qeverisë "Brain Gain", ku përveç kontributit në mësimdhënie akademike, është aktive edhe në zhvillimin e kërkimeve në fushën sociale.
“Baaria” një histori italiane në kinema “Millenium”
“Baaria” titullohet filmi, i cili nga dita e nesërme do të fillojë të shfaqet për publikun shqiptar në kinema “Millenium”. Përmes ngjarjeve të tre brezave, të një familjeje siciliane rrëfehet një shekull histori italiane, me luftërat botërore dhe duke u afruar me skenën politike të fashizmit, komunizmit, demokracisë kristiane dhe socialistët. Kjo është panorama dramatike dhe historike që ofron “Baaria” një nga prodhimet më të mira të kinemasë italiane që vjen premierë në kinema Millennium. Shkruar dhe drejtuar nga Giuseppe Tornatore, filmi është një himn kushtuar jo vendlindjes së regjisorit por edhe mbarë Italisë. Filmi u përzgjodh si më i miri i vitit në Itali. Ai u nominua me një Golden Globe për regjinë më të mirë ndërsa pati vlerësim mjaft të mirë në Festivalin e filmit në Venezia ku Tornatore mori një nominim gjithashtu për regjinë. Historia e një familjeje siciliane që merr shtysë nga 20 vitet e fashizmit kur Cicco, që kur ishte fëmijë një kundërshtar i deklaruar, është një pastor që ka pasion letërsinë epike. Djali i tij Pepino, i rritur gjatë luftës, do të aderojë në degën e Partisë Komuniste, duke u bërë një eksponent i spikatur në rrafshin lokal dhe duke arritur të martohet, pavarësisht kundërshtive me familjen e saj, Manina, e cila do të bëhet nëna e fëmijëve të tij të shumtë, të cilët megjithatë do të konsideroheshin prej disave si “fëmijë komunisti”.
25 Mars 2010