E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetedigjet ne makine, mister shkaqet

Tepelene-Nje ngjarje teper e rende, ka ndodhur dje ne Tepelene. Nje banor i ketij rrethi, ka gjetur nje menyre teper makabre per vetevrasje. Pasi eshte lyer me lende djegese i ka vene flaken vetes dhe me pas, me makinen e tij eshte futur ne thellesi te lumit Drino per t'u vetembytur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15.30 te dites se djeshme dhe fillimisht u dyshua per ndonje aksident automobilistik, por me pas eshte zbardhur e gjithe ngjarja.
Telefonata
Burime zyrtare te policise lokale, bene te ditur se ka qene ora 15.30 e dites se djeshme, kur ne sallen operative te Komisariatit te Policise Tepelene, ka ardhur nje telefonate nga nje qytetar, se nje makine ishte ne mes te lumit Drino, rreth 500 metra larg Ures se Leklit. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise se Komisariatit te Policise Tepelene, si dhe reparti zjarrfikes. Nga keqyrja e vendngjarjes eshte konstatuar se nje automjet tip "Benz" 240 , me targa TP 1368 B dhe me drejtues mjeti 55-vjecarin Sulo Buxo, lindur dhe banues ne Tepelene, ishte ne mes te lumit Drino, rreth 500 metra larg Ures se Leklit. Sipas te dhenave nga vendngjarja, uji e kishte mbuluar automjetin ne nje thellesi deri tek xhami. Menjehere forcat e policise dhe ato zjarrfikese jane futur ne lum, ku kane pare edhe trupin e drejtuesit te mjetit Sulo Buxo. Pasi e kane nxjerre jashte lumit, eshte konstatuar se 55-vjecari, ishte i djegur ne disa pjese te trupit si ne fytyre, duar dhe koke. Sapo trupi i tij eshte nxjerre nga makina, eshte transportuar per ne spitalin e qytetit Gjirokaster, por per shkak te gjendjes se tij te rende, eshte derguar me helikopter per ne spitalin "Nene Tereza" Tirane, ne repartin e djegieve. Me gjithe trajtimin intensiv 55-vjecari nuk ka mundur dot te mbijetoje dhe rreth ores 19.00, ka nderruar jete ne spital.
Hetimet
Nje grup hetimor me eksperte te policise dhe prokurorise, te cilet shkuan ne vendngjarje kryen veprimet paraprake, nga ku ka rezultuar se 55-vjecari ka shkuar vete ne anen e lumit dhe pasi i ka vene zjarrin vetes me lende djegese eshte djegur pjeserisht, me pas eshte futur me gjithe makine ne lume. Rrjedha e lumit e ka marre rreth 100 metra nga vendi ku eshte futur ne lume, por pa e permbysur makinen. Ne momentin qe punonjesit e policise dhe te zjarrfikses kane shkuar per ta nxjerre, ky shtetas u ka thene: "Me lini te vdes". Policia ben te ditur se materialet per zbardhjen e kesaj ngjarje, i kaluan Prokurorise se Gjirokastres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›