Rama: Në Shqipëri votojnë 80% e zgjedhësve, nuk ka rënie të interesit

TIRANË, 21 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në Shqipëri marrin pjesë në zgjehdje 80% e zgjedhësve.
Pas statistikave të paraqitura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e fundit vendore, Rama tha se nuk është i vërtetë pretendimi i në Shqipëri marrin pjesë në zgjedhje 44% e zgjedhësve.
Rama theksoi se nuk ka rënie të interesit për të votuar në Shqipëri, ku marrin pjesë 80% e zgjedhësve që gjenden këtu, jo ata që gjenden në listë dhe janë diku tjetër.
“Siç e patë nga shifrat e diasporës në totalin e vetë shifra shkon në 85%. T’i harrojnë përrallat, nuk është se ka ulje të interesit por është e kundërta. Njerëzit janë shumë të interesuar, shqiptarët janë lojtarët më të jashtëzakonshëm të ‘sporteve’ të politikës, e kuptojnë shumë mirë politikën”, tha kreu i PS-së. /a.g/