Rama: Në bregdet do të bëjmëç'ka bëmë me Lanën në Tiranë
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Si transformoi Rama Lanën në 2000 Ndërimet pa leje në Qafën e Llogarasë Ndërtimet pa leje lulëzuan në Dhërmi July 7, 2013 July 7, 2013
VLORE- “Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet, sepse pa asnjë dyshim po i çon parate në det! Në vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! ". Mesazhi drejtuar subjekteve që kanë ngritur ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare është përcjellë sot përmes rrjetit social Twitter nga kryetari i PS-së, i cili në shtator do të ulet në karrigen e kryeministrit të ri të Shqipërisë.
Menjëherë pasi përfundoi takimin me vendorët në qarkun e Vlorës, Rama poston në Twitter:
Rama kujton vitin 2000 kur me të marrë postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës nis transforimin e Tiranës duke prishur të gjitha ndërtimet pa leje buzë Lanës.
Nëpërmjet Twitterit Rama informon se në takimin e paradites së sotme me krerët e komunave dhe bashkive u diskutua për planin e zhvillimit të qarkut dhe hapjen e konkursit ndërkombëtar për hartimin e këtij plani, si dhe aksionet e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.
"Ne do të ndërtojmë edhe një paketë të re ligjore lidhur me ndërtimet pa leje që do të përfshijë edhe rritjen e dënimeve dhe dëmshpërblimet ndaj publikut për gjithë dëmet që sjellin këtin veprime abuzive. Ne do të ndërtojmë Agjencinë Kombëtare të bregdetit që do të garantojë planifikim dhe mbrojtje të vijës bregdetare. Plani do të përfshijë edhe dy projekte të mëdha për Vlorën si rrugën pedonale me By Passin dhe rrugën e Lumit të Vlorës”- tha Rama pas takimit.
Takimi me vendorët ndodh një ditë pas mitingut të fitores në sheshin e Flamurit, ndërkohë që shqiptarja.com disa herë ka përcjellë shqetësimin e ndërtimeve pa leje të cilat kanë mbirë përgjatë vijës bregdetare, si Qafën e Llogarasë apo dhe në Dhërmi gjatë fushatës zgjedhore.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Menjëherë pasi përfundoi takimin me vendorët në qarkun e Vlorës, Rama poston në Twitter:
Mesazhi eshte i qarte: Kush nderton pa leje apo ne shkelje te lejes ne bregdet duhet te ndalet sepse pa asnje dyshim po i con parate ne det!
— Edi Rama (@ediramaal) July 7, 2013Rama kujton vitin 2000 kur me të marrë postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës nis transforimin e Tiranës duke prishur të gjitha ndërtimet pa leje buzë Lanës.
Ne vijen bregdetare te Shqiperise do bejme cka beme me Lanen ne Tirane!Pas kater vjetesh ndertimi pa leje ne breg do jete nje enderr e keqe.
— Edi Rama (@ediramaal) July 7, 2013Nëpërmjet Twitterit Rama informon se në takimin e paradites së sotme me krerët e komunave dhe bashkive u diskutua për planin e zhvillimit të qarkut dhe hapjen e konkursit ndërkombëtar për hartimin e këtij plani, si dhe aksionet e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.