E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ne nuk kerkojme te marrim pushtetin Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk ka ndermend te marre pushtetin. Sipas deklarates se djeshme te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ai nuk do te jete ne krye te qeverise edhe nese demonstratat e dhunshme do te sjellin rrezimin e mazhorances aktuale. Dje, ne takimin me te rinjte e Akademise Politike ne Durres, Rama u shpreh se demonstrata e 21 janarit, duhet te sjelle ndryshimin e gjerave per te pasur nje pushtet qe del nga vota. "Ky nuk eshte per ne nje rast per te marre pushtetin, ky per ne eshte rasti kur te gjithe shqiptaret dhe ata qe nuk jane pjese e kampit tone opozitar, te reagojne dhe te protestojne per te ndryshuar rrjedhen e ketyre ngjarjeve dhe per te rivendosur sistemin duke garantuar qe qeveria dhe qeverisja te rifuten ne kontroll. Rifutja e tyre ne kontroll, vjen nga vota", tha dje Rama gjate bashkebisedimit me te rinjte e Akademise Politike te PS-se. Kreu i PS-se, ka hedhur dyshime dhe per zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se menyra sesi reagoi mazhoranca pas publikimit te videos eshte e pashembullt. "Kurre qeveria dhe kryeministri nuk mund as teorikisht te ndjekin rrugen qe ndoqen gjate gjithe ketyre diteve, pas publikimit te nje fakti me ze e me figure qe e pa gjithe populli, ne rast se nuk do te mendonin dhe besonin se do t'i vjedhin prape zgjedhjet", u shpreh dje kreu i PS-se. Ne takimin me te rinjte, Rama ka ftuar te gjithe qytetaret, qe te behen pjese e demonstrates se 21 janarit. Sipas tij, zhvillimi i tubimeve masive eshte i nevojshem per te larguar qeverine, e cila me publikimin e videos, ka treguar se eshte ne pushtet per te grabitur. "A ka shembull me kuptimplote sesa edhe manovra, ku pavaresisht asaj qe njerezit pane e degjuan me syte dhe veshte e tyre, pavaresisht largimit te nje aktori ne kete skandal", tha dje Rama. Kreu i PS-se, u ndal edhe ne doreheqjen e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise, duke deklaruar se kjo eshte nje manover e mazhorances per te mbajtur pushtetin. "Te gjitha aferat dhe favoret teresisht te paligjshme qe jane zemra e sistemit te korrupsionit, te cilin keta kusare dhe matrapaze kerkojne te riciklojne pushtetin, jane aty ne ate bllok dhe jane aty ne ate zyre dhe ne ato zyra dhe do vazhdojne te jene aty e te implementohen ne rrugen e paligjshmerise per sa kohe do te jete aty Saliu dhe i ashtuquajturi koalicion per integrim, qe ne fakt eshte nje bashkim per te vjedhur Shqiperine", tha dje Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›