Rama: Ne proteste per grabitjen e shqiptareve

Pas nje takimi me krere te partive te vogla te majta dhe te djathta, Rama theksoi se vendimi per te mos hyre ne parlament perfaqeson shumicen e shqiptareve qe jane grabitur diten e zgjedhjeve.
"Une uroj qe ky pushtet, i cili qendron ne kembe fale manipulimit, korrupsionit elektoral te mos zgjedhe arsyen e forces, por te zgjedhe forcen e arsyes", u shpreh Rama.
Ne takim ishin te pranishem kreu PBDNJ-se, Vangjel Dule, kreu i PSD, Skender Gjinushi, ai i PDK-se, Nard Ndoka, lideri i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, te larguarit e Levizjes Socialiste per Integrim, Ndre Legisi e Mustafa Muci, si dhe Erjon Veliaj, drejtuesi i G99.Po ashtu edhe perfaqesuesi i partive te vogla te djathta, Spartak Ngjela u shpreh se bojkoti parlamentar eshte rruga e duhur ne raste te tilla.