E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSIG formulë e re për privatizimin

Qeveria kërkon të shesë 100 për qind të aksioneve të kompanisë shtetërore INSIG. Formula e re për privatizimin e Institutit të Sigurimeve e diskutuar dhe më pas e miratuar në Komisionin e Ekonomisë, parashikon shitjen nëpërmjet një tenderi të hapur ndërkombëtar të gjithë aseteve të kompanisë. Nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes në këtë proces të investitorëve vendas krahas atyre të huaj apo edhe pjesëmarrjes së publikut nëpërmjet listimit në bursë.
Linda Rusmali “Kërkojmë të shesim 100 për qind investitorëve, nëse nuk do të shiten në këtë formë të gjitha aksionet pjesa e ngelur do të nxirret në ofertë publike në bursë brenda 3 vjetësh.”
Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave ranë dakort që çmimi mesatar i privatizimit të mos jetë më i vogël se oferta e bërë tenderin e mëparshëm ndërkombëtar. Në dhjetor të vitit të kaluar për privatizimin e plotë të Institutit të Sigurimeve, një kompani nga Teksasi ofroi 41 milionë euro, por që në muajt në vijim për shkak të krizës financiare kompania u tërhoq duke shtyrë sërish procesin. Aso kohe shteti zotëronte 61 për qind të aksioneve të INSIG-ut, të cilave ju shtuan edhe 39 për qind të tjera të lëna nga BERZH dhe IFC.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›