E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton ligjin për Mbrojtjen e dëshmitarëve

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim projektligjin për Mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Për herë të parë në vendin tonë, personat të cilët bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë u jepet një mbrojtje e posaçme dhe e rregulluar mirë duke i dhënë një ndihmë të veçantë dhe proceseve penale në gjykata. Gjatë relatimit të çështjes u diskutua lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria është pale ku për të parën herë mbrojtja e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë do të kryhet dhe jashtë vendit. Tjetër pikë ishte dhe ajo e zgjerimit të rrethit të krimeve për të cilat lejohet mbrojtja e dëshmitarëve duke shtuar këtu nene të tjera të veprave penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›