Rama: Nëse nuk plotësohen kushtet e PS, do të nisin protestatNga Edi Rama deklaron nga Berati se, jo vetëm që PS nuk do e ndalë bojkotin parlamentar, por do të nisë shumë shpejt protestat, në rast se mazhoranca demokrate nuk do të plotësojë kushtet
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rama: Nëse nuk plotësohen kushtet e PS, do të nisin protestatNgaEdi Rama deklaron nga Berati se, jo vetëm që PS nuk do e ndalë bojkotin parlamentar, por do të nisë shumë shpejt protestat, në rast se mazhoranca demokrate nuk do të plotësojë kushtet e vëna nga PS, për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kandidatët për kryetar të PS, Edi Rama e Maqo Lakrori, janë takuar dje në Berat e Fier me elektoratin e Partisë Socialiste atje për të shpalosur platformat e tyre për postin e kryetarit. Në një mbledhje me anëtarë të forumeve drejtuese të PS në Berat, dy kandidatët kanë folur për atë çfarë i ofrojnë PS në katër vitet e ardhshme në krye të saj. Si në takimet e tjera, kandidati Rama është përqendruar në analizën e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku dhe ka deklaruar se Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet në Berat, por, sipas tij, grupet kriminale të nxjerra nga burgu nga Sali Berisha i vodhën votat e socialistëve në këtë qark. Kreu socialist në detyrë, Edi Rama, ka akuzuar të gjithë krerët demokratë të komunave në qarkun e Beratit si autorë të vjedhjes së votave të PS në këtë qark. Të njëjtën akuzë Rama ka hedhur edhe për drejtuesit e institucioneve shtetërore, të cilët, sipas tij, kanë kërcënuar punonjësit e tyre me heqje nga puna, në rast se nuk votonin djathtas, duke iu deklaruar se votat e tyre do të jenë të filmuara. “Partia Socialiste nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asnjëherë pazare me PD, pasi PS nuk mund të shitet, siç veproi Ilir Meta për të mbrojtur interesat e tij personale”, - është shprehur Rama në këtë takim. Ai akuzoi gjithashtu edhe kryeministrin Berisha.” Sali Berisha është një familje pinjollësh që ka gjunjëzuar Shqipërinë, por ne nuk do të lejojmë që ndotja e madhe që ka goditur Shqipërinë të prekë edhe mushkëritë e fëmijëve tanë. Ne nuk duhet dhe nuk do të lejojmë që Shqipëria të ngelet në duart e Berishës, Metës e Nanos, të cilët për interesat e tyre personale shesin edhe interesat kombëtare. Grupi parlamentar socialist nuk do të hyjë në parlament pa u plotësuar më parë kërkesat e tyre, mes të cilave edhe rikthimi i votave të vjedhura në Berat, kërkesa të cilat në rast mosplotësimi do ta detyrojnë këtë parti të kalojë në protesta”, - tha Rama. Të kundërtën ka deklaruar rivali i Ramës për postin e kryetarit të PS, Maqo Lakrori, i cili është shprehur për mediet se qëllimi i tij kryesor, pas marrjes së karriges së kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, është pjesëmarrja në parlament e deputetëve socialistë. Lakrori është shprehur se e vetmja mënyrë për të luftuar mazhorancën është pikërisht pjesëmarrja e deputetëve socialistë në Kuvend.