Tatimet: Kur do të vonohet rimbursimi i TVSH, biznesi të mos paguajë detyrimetNga Administrata e tatimeve në Shqipëri pranon se rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar është një problem real dhe se shumë biznese kanë të drejtën e tyre të ndjehen të
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Tatimet: Kur do të vonohet rimbursimi i TVSH, biznesi të mos paguajë detyrimetNgaAdministrata e tatimeve në Shqipëri pranon se rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar është një problem real dhe se shumë biznese kanë të drejtën e tyre të ndjehen të lodhur nga vonesat. Zyrtarë të lartë të administratës së tatimeve thanë se kjo situatë megjithatë ka një përmirësim shumë të madh krahasuar me vitin e kaluar. Veç kësaj administrata e tatimeve tha dje se me anë të një ligji të ri çdo biznes do të ketë të drejtë të mos paguajë detyrimet, në rast se atij nuk i rimbursohet tatimi mbi vlerën e shtuar në kohë. Ky padyshim që është një zhvillim shumë i mirë dhe duket se liria e biznesit me këtë masë merr një tjetër dimension. Megjithatë duhet thënë se deri më tani është rimbursuar më shumë se 60% e asaj që ishte bërë vjet në të njëjtën kohë, thonë të dhëna të administratës së tatimeve. Por në fakt te kjo e dhënë, e cila dëshmon, kur shihet, siç e sheh administrata e tatimeve, përmirësim të punës, gjendet edhe një e dhënë tjetër që dëshmon për problemet në rimbursimet e biznesit. Vitin e shkuar në këtë periudhë të vitit ishte rimbursuar rreth 40% e asaj që do të duhej të ishte rimbursuar. Kjo do të thotë se këtë vit, duke qenë se janë rimbursuar 60% më shumë sesa vjet, biznesit i është kthyer në bazë të ligjit rreth 65% e asaj që i takon. Kjo është një shifër problematike dhe kjo në fakt ka shumë vite që zgjat. Në bazë të legjislacionit fiskal në vend, një pjesë e bizneseve e paguajnë tatimin mbi verën e shtuar dhe më pas qeveria menjëherë duhet t’ua kthejë atyre sërish. Kjo bëhet për bizneset eksportuese dhe për importet e lëndëve të para dhe qëllimi është që të nxitet prodhimi dhe punësimi. Rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar shkon në disa dhjetëra deri në qindra miliona dollarë dhe për biznesin vonesat në këtë drejtim janë shumë me peshë, sidomos në kohën e tashme, kur nevojat për likuiditet janë të jashtëzakonshme. Kriza ekonomike botërore ka dhënë efektet e saj edhe në ekonominë shqiptare dhe përpos mjaft problemeve ajo ka çuar në zgrip edhe mundësitë e biznesit dhe të ekonomisë në përgjithësi për të paguar, blerë mallra, dhe investuar. Kreditë kanë rënë në mënyrë të ndjeshme, kriteret janë shtrënguar dhe kostoja e parasë është shumë e madhe. Ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi masa e re për mospagim të detyrimeve, kur rimbursimi i TVSH nuk bëhet në kohë, por propozimi i bërë është shumë i mirë për bizneset.