Raiffeisen, tani edhe në fushën e pensioneve
Raiffeisen Bank tashmë është prezente edhe në fushën e pensioneve. Sipas burimeve zyrtare kjo bankë tani është pronare e Institutit Amerikan Privat te Pensioneve Suplementare i cili ka marre emrin Raiffeisen Pensions. Kompania e pensioneve, ishte e para kompani e pensioneve private vullnetare e liçensuar nga Inspektorati i Instituteve Private të Pensioneve Suplementare (sot Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) në vitin 2005 dhe vazhdon të jetë kompania më e madhe në tregun shqiptar të fondeve private të pensioneve. „Raiffeisen Bank po zgjeron gamen a investimeve të saj në tregun shqiptar. Jam shumë krenar të them se pas një kompanie shumë të suksseshme leasing e cila është kthyer në liderin e tregut shqiptar, ne po prezantojmë tashmë një fond privat pensionesh. Jam i bindur se ky do të jetë një tjetër sukses nen emrin e respektuar Raiffeisen dhe që zotërohet 100% nga kjo e fundit“, tha Oliver Ëhittle, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen bank. Fondi i Pensioneve Raiffeisen ka si objekt të veprimtarisë së tij të sigurojë me pensione suplementare individët gjatë periudhës së moshës së tretë. Çdo individ mund të zgjedhë të investojë në këtë fond pensioni, dhe të bëjë derdhje rregullisht në të. Veç kësaj, punëdhënësit munden gjithashtu të derdhin kontributet për llogari të punonjësve të tyre. Alternativa e re e ofruar nga Fondi i Pensioneve Raiffeisen, bën të mundur që çdo individ të investojë në mënyrë të sigurtë për të ardhmen e tij. Gjendja e llogarisë personale në momentin e përfitimit të pensionit, përcaktohet mbi bazën e shumës së kontributeve të derdhura, kohëzgjatjes së periudhës së investimit si dhe performancës së investimit të fondeve.