Prifti: Do kontrollojmë lejet koncensionare në fushën e energjisë
Të gjitha lejet koncensionare në fushën e energjisë tani do të kalojnë në sitën e minsitrisë. ato do të monitorohen për të parë vonesat që janë shkaktuar për fillimin e punës. nëse është e nevojshme mund të ndryshohet edhe ligji për të bërë një garë edhe më të fortë në këtë sektor. Deklarata është bërë nga vetë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti gjatë prezantimit të tij me stafin e minsitrisë. Dritan Prifti i premtoi stafit te Ministrise se nuk do te kete shkurtime te pargumentuara nga puna, por kërkoi prej tyre punë konkrete për të bërë realitet programin e qeverise, ku synimi parësor mbetet hapja e 160 mije vendeve të punës. sipas tij ministria e Ekonomisë do të ristrukturohet dhe pjesë e rëndësishme e saj do të jetë një Drejtori e Integrimit Europian. “Do të ngrihet një drejtori për integrimin europian. Drejtoria që ka filluar të ngrihet dhe duhet forcuar nga të gjithë ju duhet mbështetur me prioritet. Në qoftëse do të vijë një kërkesë nga Drejtoria e Integrimit europian në drejtoritë e tjera, tek institucionet, tek sektorët apo institucionet e varësisë ajo duhet trajtuar me prioritet. Përgjigjia dhe angazhimi ndaj asaj kërkese duhet të jetë përpara një koncensioni, leje apo liçence, ndoshta edhe përpara ndonjë kërkese që vjen nga ministry” tha Prifti. Kreu i dikasterit të ekonomisë u kërkoi vartësve të vet punë e përkushtim dhe në të njëtën kohë i ka oriantuar ata që të jenë më kërkues sa i takon mbështetjes buxhetore.