Shkoder permiresohet situata

Ujrat ne Harkun e Berdices nuk jane me te shumta dhe aty sipas Ministrise se Transporteve mund te kalohet me mjete.
Ndersa ne qytet uji nuk ka pasur tendence rritje si ditet me pare madje ne disa zona te qytetit niveli ujit ka pesuar renie.
Sipas Shtabit te Emergjencave niveli i ujit ne pergjithesi ka rene me 25 centimetra e cila gjithesesi eshte shume pak per nivelin e larte te ujit qe ka pushtuar qytetin dhe zona te tjera.
Nderkohe gjate gjithe dites policia dhe ushtria vazhduan evakuimin e banoreve. Me problematike situata eshte ne fshatrat e Komunes Dajc ne fshatin Obot ne fshatin Mali i Jushit Berdice Velipoje dhe lagjet periferike te qytetit buze Liqenit te Shkodres.
Ne komunen rrethina jane 185 familje te izoluara ne fshatin Zus 50 familje u evakuuan. Deri sot ne mbremje ne mjediset e vene ne dispozicion per strehimin e te evakuuarve ishin sistemuar 1612 familje ndersa gjithsej kapaciteti eshte per 2326.
Nga hidrocentralet shkarkimet vazhdojne te jene te larta. Edhe pse kuotat kane pesuar nje renie shume te vogel. Aktualisht nga hidrocentrali i Vaut te Dejes shkarkohen se bashku me gjithe agregatet 1410 metra kub uje ne sekonde.