Rama: Nishani dhe drejtori i ri i SHISH, dy shërbëtorë të Berishës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas lajmit se presidenti ka vendosur shkarkimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Rama e quajti një turp dhe një kthim pas.
Për llogari të kryeministrit, Presidenti zëvendësoi Drejtorin e Shërbimit Sekret me një shërbëtor të Saliut njësoj siç është dhe vetë. Çfarë turpi!
Turp sepse rrënoi pavarësinë e SHISH; sepse e bëri këtë pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik të Shqipërisë; sepse ktheu kohen pas!
Ky vendim i Presidentit është akti më ekzemplar i varësisë së tij nga kryeministri e do të sjellë pasoja negative për jetën politike e institucionale, shprehet Rama.