E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: SHISH-i i sotëm, jo si SHIK-u i viteve 90

Ambasadori amerikan Arvizu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu tha se atij dhe SHBA-ve nuk i intereson se cfarë marrëdhëniesh ka kreu i ri i SHISH me qeverinë, por se, është e rëndësishm që ai të vazhdojë aktivitetin në mënyrën e duhur që i shkon përshtat edhe Shqipërisë si një anëtare e NATO-s.

Deklarata e ambasadorit, Arvizu u bë menjëherë pas takimit që pati me kreun e opozitës, Edi Rama ne selinë rozë.

Më sa kam dëgjuar, SHISH tashmë është ndryshë nga SHIK-u viteve 90, theksoi Arvizu. Arvizu nënvizoi gjithashtu se asnjë person nuk duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në një pozicion.

Kreun e ri të SHISH, Visho Ajazi, ambasadori Arvizu tha se do ta takojë menjëherë pasi të kthehet nga pushimet.

Ai tha se ka marrë garanci nga kryeministri, Sali Berisha se marrëdhëniet e forta të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë.

Më heret, ambasadori i SHBA-ve, Arvizu pati takime me Presidentin, Bujar Nishani dhe me kryeministrin, Sali Berisha të cilëve gjithashtu u prezantoi zevendesambasadroin e SHBA-ve, Henry V. Jardine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›