E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Nje xhami e re per besimtaret myslimane ne qender te Tiranes

Urimi Kreu i bashkise se kryeqytetit nje dite para Kurban Bajramit u jep lajmin e mire

Nje xhami e re ne qender te Tiranes. Ky eshte projekti i bere dje publik nga kryetari i bashkise se kryeqytetit Edi Rama i cili ka prezantuar dje nismen ne fjale perfshire terrenin e parashikuar per ndertimin dhe hollesi te tjera teknike. Neser eshte Kurban Bajrami. Sot une dua tu jap ne prag te kesaj nate te mire jo vetem te gjithe besimtareve myslimane te Shqiperise por edhe te gjithe banoreve te Tiranes lajmin se Bashkia e Tiranes ka gati planin e punes per realizimin e xhamise se re te kryeqytetit dhe krahas me te te nje muzeu te Tiranes dhe bashkejeteses fetare deklaroi Rama. Me nje gjetje simbolike ai ka permbushur keshtu nje kerkese te Komunitetit Mysliman i cili ende nuk ka nje xhami te mirefillte sikunder dy komunitetet e tjera kryesore. Xhamia e re eshte godina e munguar deri me sot per nevojat e Komunitetit Mysliman qe njesoj si dy komunitetet e tjera meriton shtepine e vet te re ne qender te kryeqytetit por xhamia e re eshte edhe kendi i munguar i trekendeshit te harmonise dhe bashkejeteses fetare qe i brendashkruhet qendres se Tiranes si shprehje e nje unikaliteti te jashtezakonshem marredheniesh nderfetare tha kreu i bashkise. Mbi keto premisa Rama ka konfirmuar vizionin tanime tradicional te shqiptareve sipas te cilit bashkejetesa fetare mbetet pjese e kultures se tyre te perbashket. Angazhimi si kryebashkiak ne kete drejtim aktualizohet keshtu jo vetem si detyrim administrativ apo institucional por edhe si nje investim politik ne nje kohe tensionesh dhe sfidash elektorale. Madje ne kete drejtim Edi Rama ka bere nje hap atipik ne raport me karakterin e veprimit te tij politik teksa ka bere te njohur vendosjen e bashkepunimit konkret me Komunitetin Mysliman lidhur me detajet e projektit. Per te gjithe risine qe permban rezultati i punes sone studimore e pergatitore per te bere te mundur ndertimin e nje xhamie te re qe i pergjigjet nevojave te Komunitetit Mysliman ne do te bisedojme ne detaje me perfaqesuesit e ketij komuniteti dhe do ia bejme te njohura publikut ne ditet qe vijne tha ai. I pare si nje dhurate per besimtaret por edhe per komunitetin lajmi i ndertimit te xhamise e vendos kreun e bashkise ne fokusin e nje publiku qe perben shumicen e kryeqytetit shqiptar. Ne kete rast nuk duhet lene menjane as edhe aspekti historik qe kjo ngjarjes shenon per Tiranen e cila pas projektit te rehabilitimit te sheshit Skenderbej transformimit te fasadave regjistron nje koordinate te re referuese qe eshte xhamia. Madje edhe pozicionimi i saj i parashikuar eshte nje paranteze e ndryshimeve reale qe hapesira e qytetit por edhe funksionaliteti i tij ne arterien kryesore pritet te marre qe ketej e tutje. Per xhamine e re ne kemi tashme gati jo vetem siperfaqen e nevojshme ne qender te Tiranes bazuar teresisht ne planin e qendres ne funksion te kerkeses se Komunitetit Mysliman por edhe te gjithe asistencen teknike per te organizuar se bashku me komunitetin konkursin nderkombetar tha Rama. Investim i mirefillte politik por edhe gjurme historie ne nje kryeqytet qe ka precedentin e te qenit nje mjedis qe profilizohet ne vijimesi jashte sferes ndikuese te qeverise Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›