Grabitet me arme karburanti dyshime edhe per mashtrim
Nje vjedhje me arme ndodhi edhe djeshme ku dy persona me nje motor arriten te marrin rreth 3 mije euro. Sipas te dhenave hetimore ngjarja u regjistrua rreth ores 1300 ne nje karburant ne autostraden Tirane-Vore. Dy persona me motor dhe te armatosur dyshohet se kane grabitur parate e xhiros punonjesit te karburantit kur ai ishte i vetem. Punonjesi ka njoftuar policine dhe ka deklaruar se grabitesit ishin me nje motor Skuter ngjyre blu. Sipas deshmise nje nga autoret ka qene i veshur me xhins dhe bluze te zeze me kapuc ndersa tjetri me xhins bluze te zeze dhe kapuc blu. Grabitesit i kane perdorur kapucet per maska. Nga hetimet mesohet se hajdutet mendohet se jane te moshes 20-30 vjec dhe qe mund te banojne afer zones. Nen kercenimin e dy pistoletave sipas policise ata mendohet se kane marre parate dhe jane larguar ne rrugen dytesore ne drejtim te Vores. Megjithate policia nuk ka perjashtuar edhe mundesine e ndonje vjedhje te mundshme me mashtrim. Mbreme ka shoqeruar disa persona per kete vjedhje me arme.