Rama: Nuk janë sherre, diskutime për mbarëvajtjen e punëve
20/02/2012 Përplasjet brenda radhëve të PS-së për zgjedhjet në Tiranë, kreu socialist nxiton t’i mohojë
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nxituar të mohojë ekzistencën e përplasjeve brenda radhëve socialiste. Gara për kreun e ri të PS-së së Tiranës ka nxjerrë në pah konfliktet dhe pakënaqësitë e përfaqësuesve socialistë si lidhur me procedurën mbi të cilën po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kandidaturave, ashtu dhe mbi vetë qëndrimin e lidershipit socialist. Ishin vetë kandidatët për postin e kreut të Tiranës ata që reaguan publikisht kundër kësaj procedure.
Reagimi
Duke synuar që të fshehë konfliktet dhe përplasjet, kreu i socialistëve zgjodhi të përgënjeshtrojë përmes një reagimi të shkurtër në profilin e tij në “Twitter”. “Një furi titujsh e nëntitujsh për të gënjyer opinionin publik me lajme nga ‘brenda’ PS-së, që pasqyrojnë sherre inekzistente. Asgjë e vërtetë”, - reagoi Rama, duke zgjedhur t’i kundërvihet medies dhe jo t’u përgjigjet përfaqësuesve të partisë së drejtuar prej tij. Por nga ana tjetër kryetari i PS-së i përkufizoi debatet në PS si një e mirë e partisë dhe jo problemi i saj. “Në PS ka pasur ka dhe do të ketë gjithnjë diskutime për mbarëvajtjen e familjes sonë politike. Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS-së”, - shkruan në adresën e tij personale në rrjetin social “Twitter”.
Zgjedhjet
Më 20 shkurt është parashikuar të zhvillohen zgjedhjet e reja për kreun e PS-së së Tiranës. Në zbatim të vendimit të Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste ka hyrë në një fazë të dytë të zgjedhjeve në parti, ku bëhet fjalë për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar partie në 1/3 njësive vendore në të gjithë vendin, ku gjatë fazës së parë për shkaqe të ndryshme ato nuk mundën të zhvilloheshin. Prej dy javësh organizatat janë në procesin e bërjes së propozimeve të tyre, ndërkohë që një pjesë e mirë e atyre personave që kanë shfaqur hapur ambicien për të qenë kryetar të PS-së së Tiranës kanë nisur dhe lobimet për të gjetur sa më shumë përkrahës që mund t’i propozojnë. Natyrisht, më i favorizuari në këtë garë është kreu i komanduar i kësaj dege Tahiri, dhe kjo për shkak se të qenët në këtë pozicion i jep atij mundësinë për të komunikuar më shumë apo për të kërkuar votën e çdo anëtari të Asamblesë së zgjeruar të PS-së së kësaj bashkie në pozicionin edhe të drejtuesit, pozicion ky që e vë Tahirin paksa në konflikt interesi, pasi ndërkohë që kandidon edhe organizon zgjedhjet.
Ilir Gjoni
“Unë as nuk e kam pasur, as nuk e kam ndër mend të kandidoj për këtë post. Jo sepse nuk e vlerësoj, por sepse e gjykoj se është shumë i rëndësishëm dhe zgjedhja e kryetarit të PS-së së Tiranës duhet të kalojë përmes një procesi të rregullt, transparent e serioz, duke filluar në radhe të parë nga respektimi i statutit të partisë, që funksionin e deputetit e sheh në mospërputhje me mbajtjen e një funksioni tjetër në parti.”
Kandidaturat
Veç kreut aktual të PS-së së Tiranës, Sajmir Tahirit, emrat që kanë marrë jo pak propozime nga anëtarësia janë edhe deputeti Ilir Gjoni, Andis Harasani si dhe Erion Braçe. Nuk dihet nëse këta do të pranojnë propozimet për të qëndruar në garë apo jo, por, siç mësohet nga PS-ja e Tiranës, ata kanë qenë nga emrat më shumë të propozuar. Një emër tjetër që i bashkëngjitet kësaj liste është edhe ish-deputeti socialist Ilir Zela.