E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Do të respektojmë paktin, votë pro ligjeve me 3/5-at

20/02/2012  Deputeti socialist flet për situatën në sistemin e drejtësisë

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj shprehu shqetësimin e kësaj partie lidhur me situatën në sistemin e drejtësisë. “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në tërësi, pushteti gjyqësor dhe prokuroria në veçanti, raporti që ka aktualisht ekzekutivi dhe segmente të caktuara të mazhorancës me këto pushtete, gjë që efekton në marrëdhëniet që këto pushtete ndërtojnë me qytetarët”, - vuri në dukje Xhafaj. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, deputeti socialist bëri me dije se PS-ja do të respektojë paktin me PD-në për të votuar ligjet me 3/5-at sipas kalendarit të përcaktuar më herët. “Do t’i qëndrojmë plotësisht marrëveshjes që është bërë për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me 3/5-at brenda muajit mars të këtij viti. Deri tani besoj që jemi korrekt. Ajo që ne ndryshojmë është procesi, ne kërkojmë një proces për to, kurse mazhoranca, Kryetarja e Kuvendit, kryeministri kanë kërkuar thjesht karton”, - vlerësoi Xhafaj lidhur me një çështje të tillë.

Për sa u përket debateve në PS për rishpërndarjen e kryesisë Xhafaj i cilësoi këto si zhvillime normale brenda socialistëve. Sipas tij, debatet tashmë janë kthyer në një vlerë dhe tregojnë një transparencë të PS-së me publikun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›