E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tkurret harta e përmbytjeve, ndërpriten shkarkimet

SHKODER-Ora: 18:02-Vijon tërheqja e ujrave, sot 8340 hektarë tokë e përmbytur Falë përmirësimeve të kushteve të motit gjatë ditëve të fundit ka vijuar tërheqja e ujrave në zonat e përmbytura në Shkodër. Përmes një njoftimi për mediat Ministria e Brendshme bën të ditur të dhënat e fundit mbi sipërfaqen e tokës që ende rezulton e përmbytur, mbi numrin e personave të evakuuar dhe shtëpive që jenë mbushur me ujë. Pavarësisht përmirësimeve të ndjeshme, këto shifra vazhdojnë të jenë të konsiderueshme. Konkretisht, sot sipërfaqja e tokës së përmbytur është 8340 hektarë, nga 9340 hektarë që ishte ditën e djeshme dhe 11 400 hektarë që ishte dy ditë më parë. Shtëpitë e përmbytura janë 2169 ndërsa personat e evakuuar 5173. Ndërkohë mësohet se vijojnë ende operacionet e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, të ushqimit për bagëtinë si dhe për përforcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve në zonën e Shkodrës.Ndërkaq një ndër problemet e mëdha që është vërejtur pas tërheqjes së ujrave është dalja jashtë funksionimit e orendive shtëpiake dhe frika e shembjes së banesave për shkak të dobësimit të themeleve pas qëndrimit për 12 ditë nën ujë. Përvec shtëpive , edhe tokat janë totalisht jashtë funksionit për shkak se janë të mbuluara nga mbeturinat që ka sjellë vërshimi i ujrave. Ora14:00-Jo me shkarkime, ndalohen derdhjet dhe ne Vaun e DejesKorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka bërë të ditur sot se janë bllokuar shkarkimet edhe në liqenin e Vaut të Dejës, duke sjellë kështu një normalitet në tre digat më të mëdha të vendit tonë. Sipas të dhënave të ofruara nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, duke u bazuar në të dhënat e mesditës, tha se niveli i Fierzës është 289.8 metra, nga 296 që është kapaciteti maksimal. Tashmë, prurjet në këtë liqen janë 300 metra kub për sekondë, ndërkohë që nuk ka shkarkime. Edhe ujëmbledhësi i Komanit i është rikthyer normalitetit, duke shënuar nivelin 170.75 metra, nga ga 175 metra që është pika maksimale. Prurjet në këtë basenë ujor janë 170 m kub në sekondë. Për sa i përket liqenit të Vaut të Dejës, shkarkimet janë mbyllur sot, duke shënuar nivelin e 74.85 metra, nga 76 metra që është kapaciteti maksimal. Prurjet në këtë liqen janë 70 metër kub në sekondë. Pas dy javësh shkarkimesh hidrocentralet po punojnë aktualisht me kapacitet të plotë dhe pa shkarkinme nga liqenet. Normalizohet situata ne ShkoderNë qarkun e Shkodrës situata e përmbytjeve po shkon drejt normalizimit. Stabilizimi i motit ka ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e situatës në zonat që u prekën nga katastrofa e fillim janarit. Megjithese situata eshte drejt permiresit shtabi i emergjencave i keshillon banoret te mos kthehen ne banesa pasi nuk ka perfunduar ende situata e emergjences. Në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, të cilat u përmbytën nga fryrjet e lumit Buna dhe Drin tashmë ka rënë ndjeshem niveli i ujit. Niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës ka pasur rënie në të gjithë perimetrin e shtrirjes se tij. Në hyrje të Urës së Bunës, qarkullimi i është kthyer normalitetit. Në lagjet e dëmtuara nga përmbytjet si: Bahçallëku, Ajasëm, Kirasi, Livadet dhe “Salo Halili”, ka rënë dukshëm niveli i ujit. Kjo, falë dhe ndërhyrjes së ekspertëve nga Maqedonia dhe Kosova për normalizimin e situatës me pompa thithëse. Puna eksperteve vazhdon dhe sot. Edhe në zonën e nënShkodrës, niveli i ujit në komunat e përmbytura ka rënë. Ministria e Energjetikes deklaroi dje se jane nderprere shkarkimet ne te gjitha hidrocentralet, pervec atij te Vaut te Dejes. Në fshatin Vukatan e Kuq uji ka ikur nga banesat ndërsa është prezent vetëm në sipërfaqet e tokës. Komunat e Velipojës, Dajcit, vazhdojnë të jenë të izoluara nga uji por krahasuar me ditët e tjera, situata në këto zona është drejt përmirësimit por duhet thene se niveli i ujit nuk ka pasur renie te dukshme. Ne Velipoje, eshte dashur ndihma e helikopterit per te transportuar ne spitalin e Shkodres nje grua e cila ishte e semure. Rruga e Dajçit është bërë e kalueshme nga automjetet e medha, por jo per mjetet e vogla. Rruga nacionale Shkodër–Tiranë, tek Harku i Bërdicës është plotësisht e lirë dhe mund të qarkullohet me të gjitha llojet e automjeteve. Burime nga shtabi i emergjencës pohojnë se në aksin Bërdicë-Dajç (tek Kthesa e Dajçit), niveli i ujit ka shënuar rënie të ndjeshme. Ndërsa janë të pakalueshme rrugët: Pentar–Velipojë, Mali i Jushit–Velipojë, Ura e Gjolulit (aksi Shkodër-Velipojë) dhe Ana e Malit-Obot. Nga të dhënat e bëra të ditura dje nga ministria e Brendshme është ulur numri i sipërfaqeve të përmbytura. Dje kjo sipërfaqe ishte 9340 ha tokë, nga 11.400 ha që ishte dy ditë më parë , ndërsa numri i shtëpive të përmbytura ishte 2169 nga 2649. Mësohet se numri i personave të evakuuar është 5173. Presidenti Bamir Topi, ambasadori amerikan John Withers, ambasadori i Komisionit Europian Helmut Lohan, ambasadori spanjoll Montobio vizituan dje zonat e përmbytura. Presidenti Bamir Topi kërkoi dje kompensim real për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës të prekur nga përmbytja. Përfaqësuesit ndërkombëtarë premtuan ndihma për rehabilitimin e zonave të përmbytura. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›