Rama: Nuk votojmë arnime ligjesh
Edi Rama ishte shume i qarte ne grupin e PS-se kur deklaroi se votat e deputeteve socialiste nuk do të jenë për ligje sipërfaqësore. Rama e quajti shume të rëndësishme edhe reformën parlamentare, për të cilën PS ka depozituar menjëherë pas mbledhjes se grupit, draftin qe kërkon ndryshime ne rregulloren e kuvendit. Kreu socialist i ka kërkuar Prokurorisë të hetoje ministrin e Bujqësisë Genc Ruli, pasi sipas tij, ka abuzuar me detyrën gjate kohës kur ishte ne krye te Ministrisë se Ekonomisë, duke favorizuar kompaninë “ACR”. Ne fund te mbledhjes Rama nuk ka harruar t’i uroje 50 vjetorin Arben Malajt dhe Marko Bellos, dy prej deputeteve te njohur si kritike ndaj kreut te selisë roze.
Shiko kroniken video