Status-quo ne veri te Kosovës
Ministri kosovar i punëve te brendshme Bajram Rexhepi, theksoi se gjate kësaj jave do te bisedohet me EULEX-in dhe KFOR-in për një zgjidhje përfundimtare te situatës, qe mbetet e bllokuar për shkak te barrikadave te ngritura nga serbet. Sipas Rexhepit do te ndërhyhet për lirimin e rrugëve dhe respektimin e marrëveshjes se nënshkruar mes palëve ne Bruksel për vulat doganore. Por ne anën tjetër, ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic deklaron se Beogradi zyrtar po pret një përgjigje nga Brukseli, pasi i ka dërguar një note proteste, ku kërkon qe doganieret dhe policet shqiptare te mos jene ne dy pikat kufitare ne veri. Marrëveshja e arritur mes dy vendeve për heqjen e embargos nuk po respektohet ne terren nga pala serbe. Edhe këtë te marte autoritetet kosovare njoftuan se kamionët kosovare me mallra qe kishin hyre ne Serbi, janë kthyer serish mbrapsht, pasi ishin lejuar fillimisht te kalonin doganën. Ndërkohë serbet kane forcuar serish barrikadat e vendosura ne rruge, me argumentin se kjo behet si kundërpërgjigje ndaj disa fletushkave te hedhura nga ajri nga trupat e KFOR-i, ku behet thirrje për heqjen e tyre.
Shiko kroniken video