E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Objektivi i opozitës, dalja e vendit nga kriza politike dhe ekonomike”



Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj në rritje për krizën ekonomike që po përjeton vendi dhe familjet shqiptare. Kriza ekonomike ka qenë çështja kryesore që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bashkëbisedoi dje me gazetarët.
Kryetari Rama theksoi se objektivi i opozitës është dalja e vendit nga kriza politike dhe ekonomike. Ai ka përsëritur se kriza ekonomike po fshihet nga qeveria dhe se ekonomia po degradon çdo ditë e më shumë. Ndërkohë, Rama nuk la pa e vënë theksin te vazhdimi i protestave të opozitës, si e vetmja rrugë për të bërë transparencën e zgjedhjeve dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Në këtë kontekst, kryesocialisti bëri thirrje për protestën e madhe më 30 prill në qendër të Tiranës. Duke e vënë theksin te kriza ekonomike, Rama akuzoi qeverinë se jo vetëm nuk po reflekton në këtë situatë, por përkundrazi, sipas tij, ajo po vijon të drejtojë me politikën e saj ekonominë shkatërruese.
Deklarata
“Dua ta rivë theksin te spekulimi i përditshëm me shifrat në funksion të mbulimit të krizës, duke iu referuar edhe këtë herë jo shifrave tona, jo shifrave të dala nga analizat që ne bëjmë të materialeve nga institucioni i statistikave të manipuluara, por duke iu referuar shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilave, jemi sot në kushtet që kanë thënë Partia Socialiste dhe opozita”. Sipas Ramës, çdo shqiptar është i vetëdijshëm për krizën ekonomike, edhe pse qeveria manipulon shifrat ekonomike. Në ndryshim me shifrat ekonomike që ka bërë publike maxhoranca, Rama tha se rritja ekonomike e vitit 2009 praktikisht ka qenë zero. “Përveç kësaj, i gjithë trendi i grafikut të rritjes vazhdon të shkojë në rënie”, - tha Rama. Duke përmendur të dhënat nga Banka e Shqipërisë, Rama tha se deficiti buxhetor tregon lehtësisht se nuk ka pasur rritje ekonomike reale vitin e shkuar. Duke iu referuar një shifre zyrtare nga një studim i financuar nga USAID-i, nuk ka rritje të import-eksporteve në 2009-n, por ka rënie të tyre dhe se kjo është një rënie që vazhdon. “Duke iu referuar shifrave zyrtare të analizuara pa asnjë interpretim tjetër përveç rrugës aritmetike, fatura e ujit në kryeqytet, e verifikuar javën e fundit, nga tërësia e faturës së shpërndarë, është rritur 75%”, - tha Rama, duke shtuar: “Njëri aspekt është mbulimi i krizës dhe ana tjetër është trajtimi i krizës në mënyrë më të papërshtatshme dhe duke vazhduar me një politikë ekonomike shkatërruese që shton koston për qytetarët dhe ekonominë e vendit dhe nuk krijon asnjë mundësi për të dalë nga kjo krizë”. Sipas Ramës, të gjitha këto vijnë nga keqqeverisja në Shqipëri që nisi me grabitjen elektorale dhe pllakosi me krizën ekonomike. “Mirëqeverisja është rezultat i një kontrate me popullin, kontratë kjo e përfaqësuar treciprokisht, por në rast se kontrata griset dhe imponohet një kontratë, ku një nga palët nuk bie dakord, këtu nuk kemi me mirëqeverisje, kemi një pushtet që vjedh votat”, - u shpreh Rama.
Transparenca
Kreu i selisë rozë theksoi se opozita është e vendosur deri në fund për të realizuar transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas Ramës, edhe marrëdhënia e kushtëzuar e socialistëve me Kuvendin e Shqipërisë do të vazhdojë deri në momentin kur të bëhet transparenca e zgjedhjeve si një moment kyç për kreun e opozitës për të rikthyer demokracinë në vend. “Ne sot jemi më të vendosur se kurrë që të kërkojmë transparencën e zgjedhjeve të shkuara, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe të protestojmë për të ndalur rrënimin ekonomik”, - u shpreh Rama, duke shtuar se “kemi shkruar një ligj për zgjedhjet dhe sot kemi një Parlament të dalë nga shkelja e këtij ligji. Kemi pasur një ligj për zgjedhjet dhe sot kemi dy palë në konflikt se nuk është zbatuar ligji. Në rast se moszbatimi i ligjit kthehet në normë, atëherë ne jemi në kushtet kur populli duhet të marrë fatet e veta në dorë. Protesta është e vetmja rrugë deri në mosbindjen civile”.
Kreu i opozitës e ka ftuar kryeministrin të reflektojë që të mos vazhdojë ta drejtojë vendin drejt një rruge pa krye, duke i rrënuar çdo ditë e më shumë shqiptarët.

Kriza ekonomike
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Rama shprehet se rritja ekonomike e vitit 2009 praktikisht ka qenë zero. Ndërsa shifrat zyrtare nga një studim i financuar nga USAID-i tregojnë se nuk ka rritje të import-eksporteve në 2009-n, por ka rënie të tyre, dhe se kjo është një rënie që vazhdon. Duke iu referuar shifrave zyrtare, Rama tha se fatura e ujit në kryeqytet, e verifikuar javën e fundit, nga tërësia e faturës së shpërndarë, është rritur 75%.

Protestat
Rama nuk la pa e vënë theksin te vazhdimi i protestave të opozitës, si e vetmja rrugë për të bërë transparencën e zgjedhjeve dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Në këtë kontekst, kryesocialisti bëri thirrje për protestën e madhe më 30 prill në qendër të Tiranës.

Transparenca
Kreu i selisë rozë theksoi se opozita është e vendosur deri në fund për të realizuar transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas Ramës, edhe marrëdhënia e kushtëzuar e socialistëve me Kuvendin e Shqipërisë do të vazhdojë deri në momentin kur të bëhet transparenca e zgjedhjeve si një moment kyç për kreun e opozitës për të rikthyer demokracinë në vend.

17 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›