E Diel, 1 Nëntor 2026

Seseri: “Shteti antiligjor i fadromave po shpronëson shtëpitë e banorëve të Thumanës”



Deputetja e Partisë Socialiste, Rudina Seseri, ka reaguar dje ndaj përleshjes së Policisë Ndërtimore me 12 familje në komunën e Thumanës. Me këtë akt, sipas Seserit, është treguar se është shteti antiligjor i fadromave. Seseri tha se qeveria i mashtroi këta banorë duke shpronësuar shtëpitë e tyre me një çmim qesharak, poshtë nivelit të tregut. “Banorët e Thumanës kanë nisur një proces gjyqësor në të drejtën e tyre për një rivlerësim të pronës dhe pasurisë së tyre. Por shteti antiligjor i fadromave nuk pret as vendimin e gjyqit dhe çfarë është me cinikja, nuk pret që banorët e varfër të kësaj zone të arrijnë të marrin të paktën tullat e shtëpive të tyre të nënvleftësuara”, - pohoi ajo. Ndër të tjera, përfaqësuesja e PS-së deklaroi se duke përdorur instrumente të verbra si Policia Ndërtimore, pas rrënimit ekonomik të banorëve të kësaj zone, kjo qeveri vendos t’i rrënojë ata edhe fizikisht.

17 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›