Rama: Opozita dha kontribut të vyer për reformën, dështimi është i qeverisë
Kreu i PS-së, Edi Rama, u shpreh sot se opozita ka dhënë kontributin e saj në miratimin e ndryshimeve të kodeve, një kontribut ky që është përshëndetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Kontributi ynë për një proces cilësor është përshëndetur nga partnerët ndërkombëtarë. Kontributi i opozitës është konsideruar si një kontribut i vyer, i cili duhet të vijojë edhe më tej. Të vetmit që nuk pranojnë ta shohim këtë të vërtetë janë vetëm pala tjetër, ka theksuar Rama.
Sipas tij, Berisha do të donte që vërtet opozita të kishte bllokuar reformën, për ta përdorur këtë fakt si popagandë kundër integrimit. Por, statusi i kandidatit nuk mund të merrej për shkak të dështimit të qeverisë.
Statusi i kandidatit nuk mund të vinte dhe nuk erdhi si lajm i mirë nga Brukseli nëse nuk plotësohen rekomandimet nga ana e qeverisë. Loja e fajësimit të opozitës është e vetmja që i ka ngelur Saliut të fusë kokën në rërë për të fshehur dështimin e qeverisë në këtë proces, ndërkohë që kush ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar arrin ta kuptojë se çfarë po ndodh. / G.N.