Legalizimet mbajnë peng hipotekat

Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve
Komisioni i Ligjeve miraton në parim ligjin e ri për regjistrimin. Rusmali: Bordi mund të abuzojë me tarifat.
Raporti: Procesi po bllokon regjistrimin në zonat urbane.
Procesi i legalizimit mban peng regjis-trimin fillestar të pronave. Vlerësimi bëhet në planin e biznesit për ZRPP-në për periudhën 2012-2016. Në këtë materiali të shpërndarë dje në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, thuhet se një analizë e pasurive të përfshira në kontratën Regjistrimi Fillestar nga Projekti PAMT, tregon që nga një shumë totale të përllogaritur prej 402 339 pasurish në tri kontratat e para, 72 219 prej tyre janë ndërtesa informale, që bëjnë 18% të totalit. Ky numër rezulton nga kërkesat për legalizim të marra nga ALUIZNI brenda zonave kadastrale, por numri real mund të jetë edhe më i madh. Më tej dokumenti vë theksin te ndërtimet pa leje. Ka raste ku numri i kërkesave për legalizim e tejkalon numrin e llogaritur të pasurive ekzistuese në zona kadastrale (si Zona Kadastrale 8110 në Tiranë, ku përqindja e ndërtimeve ilegale mbi numrin e llogaritur të pasurive arrin në 101.2%. Progresi shumë i ulët i legalizimit po bllokon përfundimin e regjistrimit fillestar në zonat urbane dhe përbën një nga arsyet kryesore për ankesa nga kompanitë e kontraktuara për regjistrimin fillestar. Materiali për ZRPP-në ka bërë një vlerësim edhe për regjistrimin e zonave kadastrale. Për periudhën 2006-2009 janë regjistruar 18 zona kadastrale, ndërsa në periudhën 2009-2011, 125 zona kadastrale. Progresi i përgjithshëm ndërmjet periudhës tetor 2006 – tetor 2011 është i pakënaqshëm, duke marrë parasysh se në 60 muaj janë regjistruar 143 zona kadastrale me një normë mesatare mujore 2.38 zona kadastrale në muaj. Nëse ne marrim në konsideratë normën e përgjithshme të progresit brenda 5 viteve të fundit, do të merrte 17.7 vjet për të përfunduar regjistrimi fillestar. Nëse marrim në konsideratë normën më të fundit të progresit gjatë periudhës tetor 2009- tetor 2011, do të merrte 8.1 vjet për ta përfunduar, thuhet më tej në dokument. Sipas ZRPP-së, për fat të keq janë implementuar vetëm disa nga rekomandimet e formuluara në planin e trajnimit dhe si rezultat, trajnimi nuk ka filluar akoma. Ky fakt ka ndikuar shumë në cilësinë e punës (veçanërisht regjistrimin fillestar) dhe efikasitetin e punës së ndërmarrë në ZRPP.
Debati në Komision
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, maxhoranca dhe opozita ngritën shqetësimin për mundësinë që i jepet ZRPP-së, përmes bordit të saj drejtues, të rrisë tarifat për shërbimet. Si do ta rrisë performancën kjo zyrë për shkak të vetëfinancimit, se këtë nuk e kuptojmë dot ne? Pse nuk do të jetë mekanizmi më i thjeshtë i mundshëm sa herë që nuk bëj punën, rris tarifat që të mbahem gjallë? Si do të ndodhë kjo? Kush do tia frenojë rritjen e tarifave kësaj zyre? Mund të futemi në një spiral, nga i cili nuk mund të dalim dot më. Ne rrisim shpenzimet, vonojmë praktikat, nuk regjistrojmë dhe kërkojmë të rrisim tarifat. Nuk regjistrojmë dhjetë, por regjistrojmë një, por e paguan qytetari sa për dhjetë. Si do të mbrohemi nga kjo ne?, u shpreh kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali. Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë, Ardit Hysa, Bordi është ai organ, i cili mat pulsin e aktivitetit, mat pulsin e kërkesave që vijnë dhe përgjigjes që jep Zyra. Bordi dhe kryeregjistruesi janë përgjegjës. Krijohet një mekanizëm që nëse kryeregjistruesi nuk arrin të performojë dhe të respektojë ato detyrime që i ngarkon Bordi, ky është një nga shkaqet e shkarkimit.
Debati në Komision
Ilir Rusmali: Ju thoni që po kaloni në një sistem vetëfinancimi. Kemi nevojë të na shpjegoni, pse sistem vetëfinancimi, pse tani, pse jo një autoritet publik që mbahet nga taksapaguesit dhe e fundit, sistem vetëfinancimi, që do të thotë barrë e madhe shtesë për qytetarin?
Shega Ligori: Lërja opozitës këtë.
Ilir Rusmali: Jo mo, dua të bëj edhe unë pak opozitë, se na pëlqen.
Ardit Hysa: Në këtë moment, regjimi i mjeteve financiare që mbledh ZRPP, nga Zyra shkon në buxhet dhe nga buxheti rishpërndahet dhe shkon prapë te ZRPP. Qëllimi i këtij rregullimi, edhe sipas sugjerimeve të Bankës Botërore, është që të rritet performanca e zyrë.
Ilir Rusmali: Si do ta rrisë performancën kjo zyrë për shkak të vetëfinancimit, se këtë nuk e kuptojmë dot ne? Pse nuk do të jetë mekanizmi më i thjeshtë i mundshëm sa herë që nuk bëj punën, rris tarifat që të mbahem gjallë? Si do të ndodhë kjo, kush do tia frenojë rritjen e tarifave kësaj zyre? Mund të futemi në një spiral, nga i cili nuk mund të dalim dot më. Ne rrisim shpenzimet, vonojmë praktikat, nuk regjistrojmë dhe kërkojmë të rrisim tarifat. Nuk regjistrojmë dhjetë, por regjistrojmë një, por e paguan qytetari sa për dhjetë. Si do mbrohemi nga kjo ne?
Ardit Hysa: Bordi është ai organ, i cili mat pulsin e aktivitetit, mat pulsin e kërkesave që vijnë dhe përgjigjes që jep Zyra. Bordi dhe kryeregjistruesi janë përgjegjës. Krijohet një mekanizëm që nëse kryeregjistruesi nuk arrin të performojë dhe të respektojë ato detyrime që i ngarkon Bordi, ky është një nga shkaqet e shkarkimit.
Bashkim Fino: Në nenin 12 thoni se Bordi përbëhet nga pesë anëtarë, dy nga Kryeministri, dy nga ministri i Drejtësisë dhe një nga ministri i Financave. Në nenin 72 thoni se ministri i Drejtësisë dhe i Financave, me udhëzim të përbashkët, miratojnë kufijtë minimalë të tarifave, pas propozimit të paraqitur nga Bordi. Vetë i propozoni dhe vetë i miratoni. Prandaj dilni me kaq fitim ju?
Ardit Hysa: Është ruajtur e njëjta linjë si tani kur janë dy ministrat që përcaktojnë tarifat. Bordi është krijuar për të ndjekur në vazhdimësi ecurinë e Zyrës. Bordi është ai që do tu argumentojë dy ministrave që kjo tarifë do të jetë kaq.
Ilir Rusmali: Mënyra e kompozimit e Bordit mos vallë është bërë me qëllim që duke kontrolluar Bordin të mund të abuzohet me tarifat? Na shpjego pse ky kompozim dhe jo një tjetër.
Bashkim Fino: Nuk e bëra kështu pyetjen. Pse ua bën kaq të ndërlikuar.
Ilir Rusmali: Ta lexova në mendje pyetjen.
Bashkim Fino: Unë u kënaqa me përgjigjen tuaj, faleminderit.
Armando Subashi: Sa parashikohet fitimi i Zyrës në vitin e parë?
Altin Laze (Ministria e Drejtësisë): Për vitin 2012 është parashikuar që fitimi të jetë 367 183 051 lekë. Deri në vitin 2016 është progresiv në rritje.
Kriza
Deri në vitin 2007, të ardhurat i tejkaluan në masë të madhe shpenzimet (për shkak të numrit të ulët të punonjësve). Në vitin 2008 situata filloi të ndryshonte dhe të ardhurat i tejkaluan vetëm pak shpenzimet. Atëherë, pasojat e krizës financiare botërore 2008-2009 ndikuan te të ardhurat në vitin 2009 dhe 2010, kur shpenzimet tejkaluan të ardhurat nga rreth 55 milionë lekë në viti. Në vitin 2011, vëllimi aktual në rritje i shërbimeve deri në tetor 2011 dhe zbatimi i tarifave të reja nga 1 nëntori për shërbimet e parashikuara për muajin nëntor dhe dhjetor, do të çojë në një tepricë prej 20 milionë lekësh, thuhet në planin e biznesit për ZRPP-në.
Zyrat e ZRPP
Ekziston nevoja për rac