E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Berisha, komunisti që gënjen ish-të përndjekurit prej 22 vitesh

Presidenti Topi i është përgjigjur sot me tone të forta kryeministrit Berisha,  i cili një ditë më parë deklaroi se kreu i shtetit refuzon të firmosë ligjin për lustracionin.

Topi ka përdorur të njëjtën gjuhë direkte, duke theksuar u shprehur se para së gjithash Berisha duhet të japë shpjegime për fotot e shumta me ish-anëtarët e Byrosë Politike.

Kam ruajtur profilin institucional, por kur del kryeministri, një përgjigje e kam. Ky është një ligj i cili është kthyer si antikushtetues, mori kontestim të ashpër nga Komisioni i Venecias dhe ndërkombëtarët. Por njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për fotot me anëtarët e byrosë së regjimit komunist.

Më tej, Topi u shpreh se është ironike dhe hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktatutës.

Ky personazh ka marrë pamjen e David Koperfildit, është bërë iluzionist ka 22 vjet që i thotë shqiptarëve që do u kthehen pronat dhe sua kthen, nuk i kompenson ish-të përndjekurit. Ka 7 vjet që është në pushtet dhe nuk e bën, tha Topi.

Unë jam për hapjen e dosjeve dhe me hapjen e tyre shqiptarët do të shohin çudira, përfundoi Topi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›