Numërimi, komisionerëve u flihet gjumë
30/06/2009 Procesi me hapa “breshke”. Kërkohet kohë për të pushuar, në Shijak përplasje verbale
DURRES- Procesi i numërimit të votave në Durrës në dy mjediset e saj ka regjistruar luhatje për shkak të lodhjes së komisionerëve të numërimit të votave, të cilët kanë punuar pa pushim gjatë gjithë natës.
Numërim me ndërprerje
Dje subjektet politike që kanë pjesëmarrës në këto komisione janë detyruar të ndërrojnë numëruesit me qëllim që procesi të ecë me ritme më të kënaqshme. Por në të vërtetë ky proces ka shfaqur probleme për vet faktin se nata ka qenë e lodhshme dhe komisionerët kanë kërkuar të zëvendësohen. Megjithëse në KZAZ-të e tjera të qarkut Durrës, në atë me numër 9, 10 dhe 11 ka filluar më parë procesi i numërimit të votave, shumë shpejt në dy prej tyre procesi u bllokua. Në KZAZ nr 9 të vendosur në ambientet e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit dhe në KZAZ nr. 10 në qytetin e Shijakut procesi u bllokua për disa orë. Fillimisht puna është ndërprerë në KZAZ numër 10 në qytetin e Shijakut, ku grupet e numërimit përfshirë këtu dhe vëzhguesit pezulluan punën rreth orës 07. 30 minuta të mëngjesit të së hënës për shkak të lodhjes fizike. Pushimi zgjati për disa orë rresht, ndërkohë që kjo ndikoi në ngadalësimin dhe shpalljen e rezultateve për këtë komision administrimi. Ndërkaq edhe në KZAZ-në numër 9, e cila është e pozicionuar në ambientet sportive të shkollës së mesme të përgjithshme “Naim Frashëri“, u ndërpre puna rreth orës 13.00 deri në orën 17.00 për shkak se komisionerët u ndjenë të lodhur dhe kërkuan disa orë pushim. Ndërsa në KZAZ-në më të madhe të qarkut Durrës, ajo me numër 8 ku përfshihet vetëm bashka Durrës me rreth 147 mijë votues, puna po ecën me ritme të ngadalta. Burime nga kjo KZAZ kanë bërë të ditur se përfundimi i numërimit mund të shkojë deri në mesditën e së mërkurës. Paralelisht me punën e grupeve të numërimit, në shkallët e pallatit të sportit gjenden mjaft prej stafeve dhe drejtuesve të partive kryesore në pritje të marrjes së rezultateve. Durrësi gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 nuk ka regjistruar asnjë incident. Ndërkohë që i vetmi shqetësim gjatë ditës së diel ka qenë mbarimi i bojës për shkak të numrit të votuesve, të cilët këtë herë kanë qenë më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2005.
Numri për qytetin
Trajnim komisionarëve pak minuta para procesit
DURRES- Rreth orës 00:40 të së hënës ka përfunduar dorëzimi i qendrave të votimit në komisionin e numërimit, komision i vendosur në mjediset e pallatit të sportit “Ramazan Njala”. Kjo është qendra më e madhe e numërimit me 164 qendra votimi nga e gjitha Bashkia e Durrësit dhe lagjet e saj periferike si Shkozeti, Plazhi, Porto Romano, Spitallë etj. Anëtarët e këtyre qendrave të votimit janë paraqitur një nga një tek KZAZ dhe kanë qëndruar në radhë për së paku 4 orë deri sa ia kanë dorëzuar kutitë komisioneve përkatëse. Në qytetin e Durrësit numërimi i votave ka filluar ne orët e mëngjesit pasi ka pasur vonesa të ndryshme, një ndër të cilat ka qenë edhe një trajnim i shkurtër që u është bërë pjesëtarëve të komisionit të numërimit. Në KZAZ nr. 8 deri në orën 8 të mëngjesit janë numëruar dy kutitë e para, kurse ritmet kanë shkuar duke u rritur gjatë paradites. Komunat e mëdha
Numërim me ritme të avashta
Në shkollën e mesme të përgjithshme “Naim Frashëri” është vendosur komisioni i numërimit për zonën numër 9 dhe ky komision kryesohet nga anëtari i PS-së. Janë plot 60 qendra votimi, të cilat mbulojnë zonën e Bashkisë Sukth e Manëz, komunat Maminas, Ishëm, Katund i Ri. Nga raportimet paraprake mësohet se numri i votuesve ka shkuar në 24.500 votues apo 50.7 për qind sipas raportimeve nga komisioni. Për shkak të terrenit të hapur të zonës në KZAZ kanë mbërritur të fundit kutitë e qendrave të votimit të komunës së Ishmit. Procedurat e numërimit të votave këtu kanë pasur ritëm të ngadaltë dhe këto ritme kanë ardhur edhe sepse ka pasur një lloj lodhjeje e pasur nga pritja gjatë gjithë natës. Numërimi në orët e mesditës është ndërprerë për t’i dhënë kohë numëruesve të pushojnë pas një nate të lodhshme dhe në pritje”.
Shijaku
Përplasje mes përfaqësuesve të dy kaheve
Shijaku ka nisur procesin e numërimit me disa orë vonesë për shkak të ndërprerjes, e cila më së shumti ka ngjasuar me tendosje nervash sesa me faktorë objektiv. Zona në fjalë mbulon qendrat e votimit në qytezën e Shijakut dhe në komunat Xhafzotaj, Rrashbull e Gjepalaj. Kutitë e fundit të votimit pranë komisionit të KZAZ-së së kryesuar nga Eugen Gjyzeli për PD-në dhe Alfred Dhuli për PS-në kanë qenë ato të ardhura nga fshatrat e thellë të komunës Gjepalaj. “Në të gjitha rastet kutitë janë sjellë në KZAZ nga anëtarë të PD e të PS dhe se ato janë shoqëruar edhe nga policia e shtetit”,-ka thënë Dhuli. Paradite rreth orës 10.20 tre grupe që ndërprenë punën janë bërë shkak i shkëmbimit të replikave mes përfaqësuesve të PD e PS në Shijak. Ngjarja ka pasur si pikënisje komisionerët e PS-së pasi ata kanë ndërprerë punën për të pushuar, pasi janë ndjerë të lodhur nga një natë e kaluar në tension pune. Kjo situatë ka shkaktuar reagim tek kampi blu, të cilët kanë artikuluar edhe akuzat e rastit ndaj tyre duke i quajtur si pengues të procesit zgjedhor.