E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “PS do të zbardh krimet e komunizmit”

Autori i Lajmit: Redaksia

Partia Socialiste bën thirrje për ngritjen e një institucioni që të arkivojë me drejtësi e me këmbëngulje historinë e errët të komunizmit. Ka qenë lideri i opozitës, Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë periudhë si mjaft të rënë pasi shkatërroi familje e ndau njerëz në emër të idealit të parajsës, por në fund i kyçi ata në portat e ferrit. Rama theksoi se në emër të gjakut të derdhur kot, është i vendosur ti shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. “Ka ardhur koha që të ngrihet një institucion për arkivimin me drejtësi e këmbëngulje të historisë së errët të asaj periudhe e cila shkatërroi dhe ndau mijëra familje, në emër të një ideali i cili u premtonte parajsën, por në fund i çoi përtej portave të ferrit. Fatmirësisht, si tek ne dhe në vendet e ish-botës komuniste kjo periudhë mori fund. Unë jam i vendosur që ti shkojë deri në fund kësaj historie, e cila duhet kujtuar”, u shpreh Rama. Këto komente kryetari i PS-së, i bëri gjatë një vizite në Muzeun Kombëtar ku është hapur ekspozita me veprat e shkrimtarëve disidentë të periudhës së komunizmit të vrarë nga regjimi. Mes emrave të viktimave ishin poeti Havzi Nela, Vilson Blloshmi, Genc Leka etj.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›