Topalli: “Shqiptarët krenohen me Nënë Terezën”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Me vullnetin dhe këmbënguljen e saj, Nënë Tereza diti të jetë një shembull se si njeriu, edhe pse i brishtë e i vogël, është i aftë për gjëra të mëdha dhe përfundimtare. Nënë Tereza ishte një grua shqiptare. Unë shpresoj që edhe emri i saj të krenohet me ne shqiptarët". Me të tilla fjalë e ka përshkruar veprën dhe jetën e shqiptares së madhe, kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë aktivitetit të zhvilluar dje në mjediset e Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe organizuar nga Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë me rastin 100-vjetorit të lindjes së saj. "E ndiej veten të privilegjuar si grua, si nënë dhe si shqiptare. Ajo ishte edhe nënë. Bota e njeh si Nënë Tereza. Në të vërtetë, ajo me jetën e saj i dha një dimension universal fjalës dhe realitetit të nënës. Me të, fjala nënë tejkaloi rrafshin biologjik”,- tha më tej Kryetarja e Kuvendit në këtë simpozium. Aty ishin të pranishëm zonja Liri Berisha, e cila udhëheq fondacionin “Nënë Tereza”; presidenti i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, Rrok Mirdita, Nunci Apostolik në Tiranë imzot Ramiro Molner Ingles, i ngarkuari për ndjekjen e shenjtërimit të Nënë Terezës pranë Vatikanit, At Brian Kolodiejchuk, si dhe misionarja e Nënë Terezës, Ancila Kërnahaj etj.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2010