E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: “Hiqni çadrat nga bulevardi, më pas kompromis”

Autori i Lajmit: Redaksia

“Dje shqiptarët panë shfaqjen më të fundit të trupës teatrale ambulante. Me sa duket, në programin e fundit teatror ka vendosur të luajë filma me heroizma partizane në disa udhëkryqe të Tiranës dhe kryesisht në bulevardin e Dëshmorëve të Kombit”. Kështu e ka komentuar protestën e djeshme të opozitës, deputeti demokrat Edi Paloka, sipas të cilit, “do ta kishim vlerësuar këtë shfaqje në të gjithë komponentët e saj, nëse nuk do kishte penguar seriozisht qytetarët e Tiranës për të kryer punët e tyre të përditshme”. “Shokët e njësitit gueril të Spitalit Infektiv, na paskan habitur edhe mjekët me gjendjen e tyre perfekte shëndetësore, jo shpirtërore”,- shtoi ai. Më pas, Paloka tha se “si politikan, por edhe si qytetar i Tiranës, në mënyrë që të vazhdoj të shikojë shfaqjen e përgatitur me kujdes, kryesocialisti do të dojë tu ofrojë një kompromis çunave të Bllokut, të cilët që prej 16 ditësh kërkojnë zyrat e babit”. “Zhvendosini çadrat në trotuar dhe vazhdoni shfaqjen, qytetarët nuk i pengoni dhe ju rrini sa të doni”,- e përfundoi Paloka deklaratën.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›