E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta LSI-ja do te jete pjese e zgjidhjes per Presidentin

Elbasan

Levizja Socialiste per Integrim shprehet hapur per nje kalim te Kastriot Islamit drejt saj pas perjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste. Kreu i LSI-se Ilir Meta ka folur dje nga Elbasani ku ka qene se bashku me zv.kryetarin Edmond Haxhinasto ne nje takim me Levizjen e Gruas per Integrim per zhvillimet e fundit duke marre ne konsiderate edhe ato ne seline roze e cila komunikon vetiu pasoja te subjektet e tjera politike. Rasti Islami eshte vertet nje precedent jashtezakonisht negativ. Aderimet ne cdo force politike bazohen ne deshiren dhe ne vullnetin e cdo individi. Natyrisht qe kjo nuk eshte pyetje e pershtatshme per mua por per z. Islami. Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force politike e cila pranon gjithkend i cili eshte ne harmoni te plote me statutin e saj dhe me qellimet e saj programore tha Meta ne nje qendrim me neutralitet formal. Ai ka lene praktikisht te hapur opsionin e pritjes se ish-themeluesit te Partise Socialiste ne partine e tij qe ne rast se ndodh do ta kthente marredhenien PS-LSI realisht ne nje proces marrje dhe dhenie te njerezve qe dikur aderonin vetem ne njeren parti. Duhet shtuar se Islami eshte nje njeri i afte ne problemet zgjedhore jo vetem sa i perket parashtrimit teorik por edhe zgjidhjeve taktike ne fushate elektorale. Nderkohe nje tjeter ceshtje qe Meta ka komentuar eshte edhe ajo e Presidentit te Republikes i cili rizgjidhet ne veren e vitit 2012. Per sa i takon ceshtjes se Presidentit do te diskutohet ne kohen e duhur pra mendoj se jemi teper heret per te folur per kete ceshtje keshtu qe une nuk dua te behem pjese e spekulimeve por natyrisht ne do te punojme si LSI per te qene gjithnje pjese e zgjidhjes tha Meta duke deklaruar se LSI-ja nuk do te jete vetem nje kuote numerike ne proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›