E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajevë, Damir Fazllic lirohet me kusht

Damir Fazllic lirohet me kusht. Gjykata e Sarajevës vendosi që mos të mbajë më në burg serbo-boshnjakun. Ai do të hetohet jo vetëm për mashtrim financiar por dhe trafik armësh, në një rrjet ku dyshohet se bën pjesë edhe ish-presidenti boshnjak Ajlia Izerbejgovic. Ndërkohë në kushtet e “arrestit me burg” do të vazhdojë të jetë Naser Oriç një ish-i akuzuar i Hagës dhe komandant boshnjak mysliman i kohës së luftës në Srebenicë së bashku me ish-bashkëshorten e tij Zahira Oriç. Në burg vazhdon të jetë një tjetër i akuzuar Dzermin Kadriç. Ndërkohë pas marrjes në pyetje u lanë të lirë Nedim Sahinpasiç, Damir Fazlliç, Mujo Mandiç i ashtuquajturi Mandza si dhe Branislav Cvjeticanin Sviç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›