Rama: Perbuzje per tradhtarin, Kadeli: Lezhjanet te braktisen Qamil Xhani
Kandidimi i tre deputeteve te PS-se ne listat e Partise Demokratike ka ashpersuar tonet dhe akuzat e fushates elektorale te kreut te PS-se. Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Lezhes, kater dite me pare, ku prezantoi kandidatet per kete qark, kreu i PS-se Edi Rama akuzoi deputetin e Gjovalin Kadeli per tradhti ndaj votuesve te majte. Nderkohe qe nuk ka munguar dhe reagimi i deputetit Kadeli, i cili shprehet se takimi i Rames ne Lezhe u braktis nga socialistet dhe atij ju deshen tre dite per te montuar pamjet.
Akuzat e Rames
“Dua te shpreh ketu ne kete shesh te gjithe perbuzjen time per nje tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili kater vjet me pare erdhi ne Parlamentin e Shqiperise me votat e socialisteve dhe progresisteve te Lezhes dhe sot, kater vjet me vone, u ka kthyer atyre kurrizin vetem per nje karrige druri me kater kembe, qe eshte turpi i perhershem i tij dhe i emrit te tij ne kete qytet”,- u shpreh kreu i PS-se ne takimin e zhvilluar ne Lezhe. Me gjithe kritikat ndaj Kadeli, Rama ka perdorur nje shprehje te gjyshes se tij, per te thene jo cdo e keqe vjen per keq. “Megjithate gjyshja ime grua shume e mencur, katolike nga Shkodra thoshte gjithmone se jo te gjitha te keqijat vijne per keq. E pra me ikjen e atij tradhtari sot Partia Socialiste eshte me e paster, eshte me e forte, eshte me e gatshme per te marre ketu ne Lezhe dhe per te shkuar ne parlamentin e Shqiperise me 4 deputete”,- u shpreh Rama. Rama u shpreh se PS-ja do ta kete me te lehte fitoren pa tradhtaret qe ka pasur me pare. “Jemi te vetedijshem qe edhe per shkak te tradhtareve, nga te cileve tani besoj jemi cliruar, kemi shpetuar, vota ketu ne kete qark, sidomos ne kete rreth eshte shitur. Vota ketu ne kete rreth eshte bere pazar”,- tha Rama. Kryesocialisti u shpreh se Kadeli nuk do te mund ti terheq votuesit e majte si delet pas 23 qershorit. Ai shtoi se vota e PS-se ne kete qark nuk do te behet me pazar, por do te shkoje per Partine Socialiste. Kreu i PS-se ka kerkuar dhe shtim te numrit te pjesemarresve ne votimi, duke u shprehur se vetem ne kete menyre mund te garantohet fitorja e PS-se. “Cdo qytetar te mos vije me vetem tek kutia e votimit, por te vije me dike tjeter, me nje njeri te shtepise, me nje mik, me nje komshi, me nje krushk, me nje te afert, me nje farefis, qe nuk ka votuar ne 2009, ne menyre qe cdo vote ne ta dyfishojme. Nese cdo njeri nga ne dyfishon voten e vet, atehere ne 23 qershor ne nuk do te fitojme, por do te triumfojme”,- u shpreh kreu i PS-se.
Reagimi i Kadelit
Pas akuzave te kreut te PS-se ne takimin e zhvilluar ne Lezhe, ka reaguar deputeti Gjovalin Kadeli, i cili tashme kandidon per Partine Demokratike ne kete qark. Kadeli u shpreh se theksoi se vleresimin per te, kreut te PS-se ja dhane vete lezhjanet me braktisjen qe i bene takimit te socialisteve. Kadeli i eshte referuar pjesemarrjes, sipas tij te paket te socialisteve ne takimin e zhvilluar me kreun e PS-se. Me tej, Kadeli shton se “takimi i Rames eshte zhvilluar para 3 ditesh por eshte publikuar sot per shkak te kohes qe iu desh socialisteve ne montazh, per te manipuluar pamjet”. Ish-deputeti i PS-se shton se kreu i PS-se do te marre pergjigjen per qendrimet e tij me 23 qershor. “Rama do ta marre me 23 qershor pergjigje”,- shprehet deputeti Gjovalin Kadeli.
KANDIDATET NE LEZHE
Mimi Kodheli
Armando Prenga
Arben Ndoka
Ndrec Dedaj
Merjeme Delishi
Eduard Ndocaj
Kastriot Piroli
Mirela Neli