Arvizu takon Totozanin: AP, zëri i njerëzve që nuk kanë zë në Shqipëri
Avokati i Popullit Igli Totozani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu, janë takuar sot në zyrat e AP.
Kjo zyrë ka një rol shumë të rëndësishëm, është ndërgjegjja e njerëzve, duhet të jetë zëri i atyre personave që nuk kanë një zë në shoqëri. Zyra e Avokatit të Popullit ka një rol të rëndësishëm kushtetues në këtë vend dhe gjithashtu është e rëndësishme që të lejohet të kryejë punën e saj në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim politik të asnjë pale, u shpreh në fjalën e tij ambasadori i SHBA-së.
Arvizu siguroi Totozanin se vendi dhe ambasada që ai përfaqëson, do të angazhohen të japin ndihmë të pakursyer në mënyrë që AP të mund të veprojë i pavarur.
Nga ana e tij, Totozani tha se Institucioni i Avokatit të Popullit do të punojë vazhdimisht për të qenë një zë i pavarur kushtetues, larg lojërave politike shqiptare, thjesht dhe vetëm duke punuar për të drejtat dhe liritë e njeriut në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore.
KABINETI