E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Berisha në krye të operacioneve, jo 24 orë në televizion

Tiranë- Pas deklarateve të kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë mbi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ka reaguar dhe kreu i opozitë, Edi Rama.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, Rama shprehet se gjëndja është alarmante ndërsa kryeministri sipas tij nuk po bën gjë tjetër përveçse po del çdo ditë në televizor.

E paturpshme, Shqipëria digjet nën dëborë Saliu krihet para TV duke molloisur për Azerbajxhanin paradite e për Zogun e Hoxhën paradarke!,- shkruan Rama

Gjithashtu ai ka shkruan se vetë kryeministri duhet të jetë në krye të operacioneve dhe sipas tij po përpiqet ta shmangë këtë situatë.

Cili Kryeministër në botë me vendin në këtë hall nuk do rrinte sot 24 orë në krye të operacioneve të emergjencës po do merrej me mufka si Saliu sot? Ky Kryeministër po e turpëron përditë shoqërinë tonë me nivelin e ndërgjegjes, logjikës dhe politikës së tij qorre e shurdhe ndaj halleve të vendit!,- vijon Rama.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Berisha s’ka prioritet diskutime për integrimin e vendit Tiranë- Reagon menjëherë kryetari i Partisë Edi Rama për mungesën...
  2. Rama në Twitter: Fjalimi i Berishës, “Turp i pamerituar për Shqipërinë!” Rama reagon në Twitter pas fjalimit të kryeministrit Berisha në...
  3. Rama: Ne jemi me Obamën, Merkelin dhe Sarkozin Tiranë- Ne jemi me marksistet Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron,...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›