E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Po s'e mbajta une Bashkine, shqiptaret ta harrojne futjen ne BE Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi dje se nga dhenia ose jo e drejtesise pro tij nga Kolegji Zgjedhor, varet teresia e puneve te ketij vendi dhe menyra se si do te zhvillohet jeta publike, por edhe jeta e cdo shqiptari. Madje duke theksuar edhe se ne loje pa pike dyshimi, eshte edhe rruga e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Paralajmerimi teper i ashper i kreu te opozites, u be gjate bashkebisedimit me gazetaret, ku ai tha serisht se votat jane vjedhur dhe rezultati eshte marre nen tavoline. "Ne rast se padrejtesia do te triumfoje, padyshim kjo do te ishte shprehja kuptimplote e vulosjes se nje procesi qe e kthen padrejtesine ne sistem, duke e degraduar sistemin e drejtesise ne piken qe te mbetet thjesht nje dege e shtrember e pemes se kalbur te pushtetit. Eshte ne loje pa pike dyshimi rruga e integrimit evropian te Shqiperise dhe me e aferta qe fatkeqesisht do te ndodhte ne rast triumfi te padrejtesise dhe te legjitimimit te nje procesi teresisht te paperputhshem me standardet nderkombetare do te ishte humbja e trenit te radhes per statusin e kandidatit per BE", tha dje Rama. Megjithese teper i ashper dhe i vendosur ne qendrimin e tij, per te mos njohur nje vendim perfundimtar te Kolegjit Zgjedhor qe e shpall humbes, Rama tha se hapi i radhes eshte ballafaqimi ne kolegjin zgjedhor me te gjitha te drejtat dhe mundesite evidente qe ne kete rast i jep Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, jurisprudenca e gjykatave te medha nderkombetare e te vendeve te medha demokratike qe eshte shume e qarte ne kete pike. Pa shkuar kete here me tej, ne paralajmerime per ndonje pershkallezim te qendrimit te opozites. Sipas tij, bashke me humbjen per here te dyte, gje e pa ndodhur per asnje prej vendeve qe kane hyre ne rrugen e integrimit, ne historine e afert te integrimit e statusit te kandidatit do te sillte nje ulje shume te demshme te nivelit te besimit tek vendi dhe sigurisht nje cenim shume te demshem te marredhenieve te komuniteti nderkombetar perkatesisht te BE-se, ne kete rast me Shqiperine si nje vend aspirant per ne BE. "Nuk ka pike dyshimi se nderkohe edhe jeta e brendshme e vendit, do te karakterizohej nga nje degradim i hapur i institucioneve, i drejtesise, i ekonomise, i garancive per liri dhe te drejtat e njerezve dhe ne fund te fundit edhe vete zgjedhjet e lira dhe te ndershme te standardeve nderkombetare do te ishin akoma me larg ne horizontin e besimit te shqiptareve sesa c'ishin para 8 majit", theksoi kreu i opozites, duke ju drejtuar keshtu Kolegjit Zgjedhor.

Rama: Garen e fituam para shqiptareve

Me gjithe paralajmerimet dhe kritikat, kreu i opozites, tha se rezultati i zgjedhjeve nuk eshte nje proces qe percakton thjesht me vule gjykate fituesin e nje gare. "Sa per garen ne e kemi fituar ate ne syte e miliona njerezve dhe per sa na takon ne, jemi dhe do te mbetemi fituesit edhe ne rastin qe vula e gjykates do te thote te kunderten. Ketu fjala eshte per shume e shume me teper se kaq", theksoi kreu i selise roze. Sipas tij, fjala eshte se kush do te triumfoje ne garen fatkeqesisht te hapur qe zhvillohet perdite ne kete vend mes padrejtesise qe ka kapur shtetin dhe drejtesise qe qendron ne themelet e kushtetutes dhe qe perben aspiraten e madhe te njerezve te ketij vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›