E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Shqiperi-Greqi, jo peng i grupeve ekstremiste

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, ne nje interviste per "BBC"-ne tha se rrezimi i projektmarreveshjes per kufijte detare, mes Shqiperise e Greqise nga ana e Gjykates Kushtetuese, nuk do te cenoje aspak te ardhmen e marredhenieve midis dy vendeve. Njeheresh Meta eshte shprehur se ndjehej i keqardhur per ate qe ai e quajti "instrumentalizim te kesaj ceshtjeje, per qellime krejtesisht te ngushta politike".
Njeheresh kreu i diplomacise shqiptare ka nenvizuar se Shqiperia dhe Greqia do te tregojne nje vullnet edhe me te madh per te ecur perpara, duke pohuar se dy vendet s'do mbeten peng i grupeve ekstremiste. Ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me rezoluten e KiE dhe ka riperseritur gatishmerine e mazhorances per dialog me opoziten.

Z.Meta cfare mund te ofroje Shqiperia ne takime te kesaj natyre?
Shqiperia ka ofruar mjaft ne drejtim te angazhimit te saj, per sa i takon ceshtjes se Afganistanit. Eshte nder shtate vendet e para kontribuuese. Aktualisht ne Afganistan jane rreth 230 trupa shqiptare, nderkohe qe ka angazhime te reja pas shpalljes se strategjise se re nga ana e Presidentit Obama per Afganistanin, qe ka te beje me angazhimin e 65 trupave te tjera ushtarake, 35 prej te cilave jane forca speciale dhe 30 te tjera per qellime trajnimi, si dhe nje ekip mjekesor prej nje personeli prej 20 specialistesh. Shqiperia ka edhe angazhime te tjera ne drejtim te rehabilitimit te shkollave ne Afganistan. Ka marre persiper rikonstruksionin e tete shkollave atje, ka ofruar 100 bursa per te rinj afgane qe do te studiojne ne universitetet e vendi tone dhe absolutisht eshte nje nga vendet qe per sa u perket kapaciteteve te saj, kontribuon ne menyre te jashtezakonshme dhe shume te vleresuar.
A eshte caktuar ndonje afat per dergimin e trupave shtese?
Besoj se ato do te dergohen se shpejti ne perputhje edhe me gjithcka ate qe kerkon bashkerendimi me te gjitha trupat e tjera atje.
Konferenca te tilla zoti Meta jane edhe nje shans per takime dypaleshe me homologet tuaj, qe shpesh mund te jene edhe te rastesishme. Por duket se konferenca e Londres iu dha mundesine qe te kishit nje takim thuajse te pashmangshem me ministrin plotesues grek te Puneve te Jashtme, Dimitris Drucas, pasi Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise rrezoi projektmarreveshjen per kufijte detare mes dy vendeve. Sa e zemeruar ishte Athina nga kjo qe ndodhi, zoti Meta?
Takimi me ministrin plotesues te Puneve te Jashtme te Greqise, zotin Drucas, nuk ishte nje takim i pashmangshem, sepse nuk ka asnje arsye qe te kete perpjekje per t'u shmangur ne takime, aq me teper nga perfaqesues te nje vendi teper te rendesishem per Shqiperine, por njekohesisht edhe per stabilitetin, paqen dhe integrimin evropian te Ballkanit Perendimor, sikurse eshte Greqia. Ne kete drejtim, une natyrisht qe jam takuar me zotin Drucas. Kemi shkembyer mendimet tona.
Absolutisht qe vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk do te cenoje aspak perspektiven dhe te ardhmen e marredhenieve midis dy vendeve tona, te cilat do te tregojne nje vullnet edhe me te madh per te ecur perpara, pasi jane marredhenie te gjithanshme ne te gjitha fushat, ne interes te dy vendeve dhe popujve tane. Ashtu sikurse jam i bindur qe te gjitha ceshtjet qe jane te mbartura dhe ende te pazgjidhura, do te zgjidhen duke respektuar institucionet e te dy vendeve dhe ne perputhje me ligjin nderkombetar dhe me perspektiven evropiane. Sidomos te Shqiperise e cila ende ka nje rruge per te bere per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian.
Nuk u shpreh asnje keqardhje nga pala greke per vendimin e Gjykates ne Shqiperi per kete ceshtje?
Natyrisht qe ka nje keqardhje, jo vetem nga pala greke, por do te thosha se edhe une ndjehem i keqardhur, jo thjesht per vendimin e Gjykates Kushtetuese por ne pergjithesi per instrumentalizimin ne politike te kesaj ceshtjeje, per qellime krejtesisht te ngushta politike.
Do te thote kjo qe edhe Gjykata Kushtetuese eshte e instrumentalizuar politikisht nga kjo fushate?
Nuk deshiroj te merrem me kete ceshtje. E kam shprehur edhe me perpara, qe kur kjo ceshtje eshte drejtuar drejt Gjykates Kushtetuese nga lidershipi i Partise Socialiste, se ne do te respektojme vendimin e Gjykates Kushtetuese, pavaresisht nese vendimi do te jete bindes apo jo per ne, sepse ne respektojme institucionet dhe pavaresine e gjykatave. Megjithate, jam absolutisht i bindur qe marredheniet me Greqine do te shkojne perpara. Eshte interes i dy vendeve tona, nuk eshte thjesht i dy qeverive dhe jam i bindur qe gjithe forcat progresiste dhe evropianizuese ne dy vendet nuk do te mbeten peng te grupimeve ekstremiste.
Ka pasur dhe zera kritike zoti Meta, qe thone se per te shmangur nje veto greke ndaj anetaresimit te mundshem te Shqiperise ne BE, qeveria shqiptare apo qeverite shqiptare ne pergjithesi, mund te jene te gatshme te hedhin edhe nje hap kompromisi me shume. Cili eshte mendimi juaj?
Nga gjithe studimi qe une i kam bere kesaj ceshtjeje pas marrjes se detyres se ministrit te Jashtem, nuk shikoj asnje tendence te tille. Absolutisht, une mendoj qe zgjidhja e ketyre ceshtjeve, zgjidhja e ceshtjeve te kufijve ne teresi, per vendet qe ende nuk i kane zgjidhur ato dhe qe synojne te anetaresohen ne BE, eshte nje avantazh me shume per te ecur me te sigurt ne kete rruge. Por absolutisht qe te gjithe ata qe pretendojne apo qe nxisin thashetheme te tilla, do te thosha absolutisht qe do te ngelin te zhgenjyer. Marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise do te forcohen me tej. Eshte nje interes i dy popujve tane, thjesht i dy qeverive, te cilat absolutisht qe kane pergjegjesine per t'u ngritur mbi cdo episod te pakendshem.
Ne nje zhvillim tjeter zoti Meta, Keshilli i Evropes miratoi te enjten nje rezolute per Shqiperine ku nder te tjera kerkonte edhe nje tryeze politike per ta nxjerre vendin nga situata politike ku ndodhet. Si e lexoni ju kete kerkese te Keshillit te Evropes?
Une e vleresoj rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes si teper inkurajuese per vendin tone, per te ecur perpara ne rrugen e forcimit te institucioneve demokratike, pasi Rezoluta ben te qarte dhe apelon per kthimin sa me te shpejte te Partise Socialiste ne Parlament. Ashtu sikurse rezoluta eshte ne favor te nje hetimi te zgjedhjeve, por pa cenuar Kushtetuten e vendit qe eshte nje element teper thelbesor ne respektimin e parimeve kryesore te shtetit te se drejtes dhe absolutisht qe cdo tryeze, cdo dialog eshte teper pozitiv. Asnjehere nuk ka qene mazhoranca gjate ketyre muajve qe eshte shmangur nga dialogu, nga tryezat. Perkundrazi dhe per fat te keq, ka qene lidershipi i Partise Socialiste. Shpresojme qe ata ta lexojne drejt Rezoluten dhe te angazhohen ne zbatimin e rekomandimeve te saj.
Kerkesa eshte normale, por sa realiste eshte mbajtja e kesaj tryeze ne realitetin aktual ne Shqiperi?
Nuk shikoj asnje pengese dhe theksoj edhe njehere, nga ana e mazhorances eshte teresisht realiste, sepse nuk e kuptoj se cdo te thote qe dikush te mos shkoje ne nje tryeze, dikush t'i shmanget dialogut ne nje vend demokratik. Absolutisht qe eshte dicka krejtesisht normale, do te thosha, dhe padyshim qe dialogu duhet te ece perpara, por per dialogun duhet te jene dy pale. Une jam i bindur qe mazhoranca asnjehere nuk do te mungoje ne nje dialog te tille. Perkundrazi, do te krijoje te gjitha hapesirat qe edhe lidershipi i opozites te c'kontraktohet dhe te marre pjese ne menyre normale dhe te natyrshme ne kete proces te dialogut politik dhe forcimit te institucioneve demokratike te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›