"PD-PS, ne kohen e tyre me te veshtire"
INTERVISTA/ Bernd Fisher, studiues i njohur i historise shqiptare thote se Shqiperia ndodhet ne nje moment kritik per te ardhmen e saj. Apelon se partite kryesore politike duhet te kapercejne problemet mes tyre, pasi perndryshe rruga drejt Bashkimit Evropian do te nderlikohej
Profesor Bernd Fisher i Universitetit te Indianes ne Fort Uejn, vleresoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO, por tha se vendet qe e mbeshteten kete anetaresim duket se kane pesuar nje fare zhgenjimi pas zhvillimeve politike te koheve te fundit.
Profesor Fisher, ju e keni studiuar Shqiperine per nje kohe te gjate. Duke pasur parasysh periudha te ndryshme qe ju keni studiuar, si edhe zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi, si do ta pershkruanit situaten sot ne Shqiperi?
Mendoj se rezultatet jane te perziera. Eshte e qarte se ka pasur disa perparime me zgjedhjet e fundit, pavaresisht nga fakti qe kishte disa probleme. Ato ishin nje hap perpara si per sa i takon bashkepunimit fillestar mes dy partive kryesore per ristrukturimin e sistemit. Mendoj se pati perparim te konsiderueshem ne drejtim te regjistrimit te votuesve. Por ka edhe nje ane negative per zgjedhjet. Zhvillime te tjera pozitive perfshijne disa raporte te organizatave nderkombetare, raporti i Komisionit Evropian ne nentor ishte pozitiv, raporti i fundit per klimen e biznesit ishte pozitiv, duke sugjeruar se Shqiperia ka lirine me te madhe te biznesit ne Ballkan. Megjithate ka disa drejtime ku ende mbetet shume per t'u permiresuar, sidomos ne aspektet politike.
Shqiperia u be anetare e NATO-s vitin e kaluar. Gjithashtu qeveria ka thene se ka luftuar korrupsionin dhe do te vazhdoje ta beje nje gje te tille. Cfare mendoni ju per keto zhvillime?
Sigurisht qe anetaresimi ne NATO eshte nje arritje e madhe, shume kritike ne shume nivele. Kjo tregon se shpresat jane te medha nga vendet e tjera te NATO-s, disa prej te cilave u perpoqen shume per te bere te mundur anetaresimin e Shqiperise. Mendoj qe nga permbysja e komunizmit eshte nje nga arritjet me te rendesishme per Shqiperine. Megjithate ka pasur nje nivel zhgenjimi nga ana e Shteteve te Bashkuara dhe anetareve te tjere te komunitetit nderkombetar, ne kuptimin qe kishte shpresa qe anetaresimi ne NATO do te pershpejtonte procesin e reformave, qe do te pakesonte pranine e korrupsionit, si ne ekonomi, ashtu edhe ne strukturen politike. Eshte e qarte qe edhe ne kete drejtim mbetet ende shume per t'u bere, vecanerisht per konceptin e stabilitetit politik dhe shtetit ligjor.
Ku i bazoni perfundime te tilla per pakenaqesine e Shteteve te Bashkuara apo faktoreve te tjere mbi ecurine e reformave ne Shqiperi?
Kryesisht tek komentet e ambasadorit Uidhers, i cili ne javet dhe muajt e fundit eshte shprehur shume qarte ne komentet e tij lidhur me bojkotin e Parlamentit nga Partia Socialiste. Ambasadori Uidhers here pas here eshte akuzuar per perfshirje me te madhe ne procesin politik te Shqiperise, sesa c'duhet te beje nje ambasador. Megjithate une argumentoj se roli i tij eshte te mbeshtese Shqiperine dhe jo nje qeveri te vecante, te mbeshtese interesat e Shqiperise brenda struktures euro-atlantike. Mendoj se ai ka kryer nje rol te dobishem ne kete drejtim. Eshte e qarte qe ai flet ne emer te Departamentit te Shtetit . Ka edhe aspekte te tjera, si per shembull raporti per te drejtat e njeriut i Departamentit te Shtetit qe pritet te behet publik muajin e ardhshem qe une parashikoj te kete kritika per situaten politike ne Shqiperi.
Si historian ju keni studiuar jo vetem procesin historik permes se cilit ka kaluar Shqiperia dhe shqiptaret, por gjithashtu edhe rolin qendror qe kane pasur figurat politike ne Shqiperi ne shekuj dhe vite. Ne situaten aktuale si e shikoni rolin e figurave, udheheqesve politike ne zhvillimet e Shqiperise?
Shqiperia, ashtu si edhe shtete te tjera te Ballkanit, ne fund te shekullit te 19-te dhe shekullit te 20-te ka pasur veshtiresi me konceptin e udheheqesve autoritare. Disa kane arritur ne nivelin e diktatoreve, disa te tjere do t'i karakterizoja thjesht si autoritare. Mendoj qe ky vazhdon te jete problem per politiken shqiptare sot, vecanerisht do te thoja kur flasim per natyren e partive politike shqiptare. Mendoj se nje nga problemet kryesore politike bashkekohore, eshte thjesht mungesa e demokracise brenda partive politike. Nese realizohen ndryshime ne kete drejtim, do te shihnim ndryshime baze ne gjithe strukturen e politikes, ndoshta me shume bashkepunim mes dy partive kryesore politike, i cili duhet realizuar ne menyre qe demokracia te funksionoje sic duhet.
Meqenese po flasim per partite politike dhe per protagonistet kryesore te ketyre partive politike ne Shqiperi, le te themi se figurat kryesore politike te ketyre partive shpesh fajesohen per mekatet e politikes shqiptare. Sipas mendimit tuaj, cilat jane pergjegjesite e protagonisteve sidomos te dy partive me te medha shqiptare. Kemi pasur zgjedhje vitin e kaluar dhe acarimet kane vazhduar, kemi partine kryesore opozitare qe nuk merr pjese ne parlament. Cili eshte komenti juaj?
Une sigurisht mund te flas vetem per perceptimet e mia per situaten, ketu nga Shtetet e Bashkuara. Mendoj se marredheniet aktuale mes dy partive kryesore jane me te veshtira se asnjehere me pare. Jam vecanerisht i shqetesuar per te ate qe nuk mund te cilesohet ndryshme pervecse gjuhe urrejtjeje nga te dyja partite kryesore, sidomos kur behet fjale per udheheqjen e tyre. Qe demokracia te funksionoje duhet te kesh nje opozite, perndryshe do te ishte vetem nje parti qe krijon rregulla nga te cilat do te perfitonte ai institucion. Nje nga elementet qe po shohim aktualisht me legjislacionin e koheve te fundit, eshte prirja per te forcuar poziten e kryeministrit ne krahasim me parlamentin. Nese flasim per plane afatgjata, kjo nuk eshte pozitive, pasi nderhyn me ndarjen tradicionale te pushtetit. Ky eshte nje nga aspektet me negative te gjendjes se krijuar, te bojkotit. Ka edhe shume pasoja te tjera, perfshire faktin qe qeveria e ka te pamundur te miratoje ligje te rendesishme qe kane nevoje per me shume se 50 per qind te votave per te kaluar ne parlament, vecanerisht reformat e rendesishme qe Bashkimi Evropian i ka kerkuar Shqiperise te miratoje per ta permiresuar poziten e Shqiperise ne perpjekjet e saj per te hyre ne Bashkimin Evropian. Ka shume probleme te krijuara nga marredheniet mes dy partive, perfshire krizen aktuale politike.
Cfare mendoni ju se jane detyrimet e shumices ne parlament, pra te Partise Demokratike dhe aleateve te saj ne situaten politike te krijuar, per te afruar partine kryesore te opozites dhe cila eshte pergjegjesia e partise kryesore te opozites. A ndihmon bojkoti per te zgjidhur dicka ne situaten e krijuar?
Nuk mendoj se bojkoti do te jete efektiv. Besoj se kriza politike mund te zgjidhet vetem nese te dyja partite kryesore politike bejne nje kompromis. Me konkretisht une mendoj se partia ne pushtet, qeveria Berisha duhet te marre seriozisht ne konsiderate hapjen e kutive te votimit, rishqyrtimin permes nje komisioni parlamentar te zgjedhjeve te fundit dhe mendoj se Partia Socialiste duhet ta shqyrtoje me seriozitet t'i jape fund bojkotit dhe te hyje ne parlament. Bojkoti mund te kishte qene efektiv per dy javet e para ndoshta, si gjest simbolik. E dime qe kryeministri Berisha, nuk para u pergjigjet ketyre lloj sinjaleve, por komuniteti nderkombetar mund te kishte reaguar dhe me siguri do ta kishte lene Partine Socialiste moralisht ne nje pozite te favorshme. Tani bojkoti vetem po shkakton deme.
Por duhet te theksoj se duhet te kete perpjekje nga te dyja partite per te arritur kompromis. Nje gje te tille e sugjeroi se fundmi Keshilli i Evropes dhe mendoj se eshte dicka e arsyeshme. Nuk mendoj se eshte e mundur qe nje parti te prese qe partia tjeter te terhiqte nga pozicioni i vet, keshtu qe kompromisi nga te dyja palet besoj se do te ishte hapi i pare per te zgjidhur kete ceshtje.
Pra ju po sugjeroni qe partia ne pushtet te vendose per hapjen e kutive ne menyre qe Partia Socialiste te hyjne ne parlament? Sepse ne fakt opozita kete gje po kerkon...
Nuk besoj se do te funksionoje keshtu, pasi do te shihej si terheqje e nje partie para kerkesave te tjetres. Mendoj se menyra me efektive ne kete rast do te ishte qe te dyja palet te benin leshime ne te njejten kohe, qe te mos duket se njera po dorezohet para tjetres. Do te ishte mire qe udheheqesit e dy partive te takoheshin dhe te punonin per nje zgjidhje te mundshme, ku te dyja palet te deklarojne njekohesisht per ngritjen e nje komisioni parlamentar, hapjen e kutive dhe hyrjen e deputeteve socialiste ne parlament.
Mendoj se Shqiperia eshte ne nje pike kritike kthese, vecanerisht marredhenia me Bashkimin Evropian. Deklaratat e muajit te fundit te Bashkimit Evropian kane qene te forta dhe mendoj se thirrjet prapa skenave jane edhe me te forta, duke pasur parasysh qe Bashkimi Evropian ka prirjen t'i paraqese me te zbutura kerkesat e tij ne publik. Pra gjendja per Shqiperine eshte kritike. Nese ky problem nuk zgjidhet shume shpejt, rruga e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian do te nderlikohet seriozisht. Do te doja te permendja qe me pare fola per disa nga zhvillimet pozitive persa i takon zgjedhjeve dhe klimes se biznesit. Por duhet t'u kushtojme vemendje edhe disa prej zhvillimeve negative, si per shembull ai i Transparency International, ku Shqiperia kishte rene besoj 10 pike. Kjo eshte shume shqetesuese. Po ashtu edhe raporti i Freedom House, ku eshte e rendesishme te theksojme se fqinjet e Shqiperise po ecin perpara persa i takon procesit te demokratizimit dhe luftes kunder korrupsionit. Mali i Zi ka kaluar ne kategorine e vendeve te lira, Kosova ka kaluar nga grupi i vendeve jo te lira ne ate pjeserisht te lira. Ndersa Shqiperia nuk ka pasur levizje. Mendoj se ngecja do te thote ne thelb nje hap prapa. Pra kjo eshte nje periudhe kritike dhe kerkon pjekuri nga ana e udheheqesve politike te Shqiperise por fatkeqesisht ajo nuk eshte shfaqur, te pakten dy muajt e fundit.
Profesor Fisher, autor i librave "Shqiperia ne lufte", "Mbreti Zog dhe Lufta per Qendrueshmeri ne Shqiperi", po shkruan aktualisht nje biografi te Enver Hoxhes, si edhe po kontribuon per dy libra te tjere: nje per marredheniet shqiptaro-amerikane dhe nje tjeter per hebrenjte ne Shqiperi, vecanerisht gjate Luftes se Dyte Boterore.