E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Politika e PS, instrument per shqiptaret

Kryetari i PS, Edi Rama ka rikonfirmuar qendrimin e partise se tij per ta kthyer politiken ne nje instrument per qytetaret shqiptare, me qellim zgjidhjen e problemeve te tyre.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Rama ka theksuar se politika nuk duhet te jete nje monopol ne duart e politikaneve.

“Une nuk e quaj veten politikan, por nje qytetar qe vazhdon te ndjeke po ate shprese dhe enderr se ne kete vend mund te jetohet me mire. Zgjodha te merrem me politike duke e pare ate si nje instrument per te bere te mundura gjera qe duken te pamundura. Une e ndjej veten ne rolin e qytetarit dhe uroj qe politika te mos jete nje monopol ne duart e politikaneve, por nje instrument ne duart e qytetareve per te permiresuar problemet e tyre”, ka deklaruar Rama.

Duke folur ne kuader te pervjetorit te levizjes studentore, kryetari i PS e ka vene theksin tek kryeministri Berisha, te cilin e ka cilesuar nje komunist te vjeter, i cili sipas tij e manipuloi levizjen per interesa personale.

“Kryeministri Berisha dikur ka qene shoku Sali, sekretar i Partise se Punes, i cili si nje komunist i pergatitur coi ne drejtimin qe deshironte ate qe ishte nje levizje studentore intelektuale. Ai e ktheu ate ne nje parti qe dale nga dale filloi te vuante nga ato probleme qe vuan nje parti ku nuk ka hapesira per lirine e mendimit”, ka pohuar Rama, i cili ka theksuar se keto kane qene edhe arsyet perse Shqiperia u shkeput nga regjimi komunist.

“Ne u ndame nga regjimi komunist per shume arsye dhe nder to ishte edhe pasoja e trasheguar ne breza per arsye te ndasise klasore, apo per interesat e larta te partise”, ka shtuar Rama.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›