Rama për arsimin: Ngjan me “Lulin e vocërr”, do ta kthejmë në shina
Arsimi shqiptar më tepër se me Shqipërinë në moshën e internetit ngjan me këpucën e Lulit të Vocërr, ne do ta kthejmë arsimin në shina. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në tryezën e kësaj partie të mbajtur për arsimin. Sipas Ramës programi i PS-së do ti japë fund eksperimenteve të kësaj qeverie, që sipas tij kanë vulosur kapitullin më të zymtë në dy dekada tranzicion. Më tej ai shtoi shtoi se viti i ardhshëm do të jetë provë e vërtetë për studentët shqiptarë që me diplomën e marrë do t`u bashkangjiten të papunëve me diplomë.
“Ne sot nisëm përpjekjen për një rrugë në zhvillimin e shoqërisë duke filluar me shkollimin e fëmijëve tonë. Mirënjohje ndaj gjithë trupës pedagogjike dhe mësuesve në mbarë vendin. Më e para gjë që do ndryshojë do jetë shembja e murit psikologjik që qeveria ka ngritur kudo për të ndaluar komunikimin e tyre me opozitën dhe publuikin. Kurrë më një qytetar apo mësues nuk do të cënohet pse nuk është militant PD, i partisë qeverisëse apo krahinës dhe vendit nga vjen. Zëri i tyre që është i mbytur do të dëgjohet nga ne për të garantuar një shkollim të mirë. Me mbarimin e orëve të kësaj qeverie shpifarake dhe të paaftë do të mbarojë dhe koha e kësaj katrahure, sistemi ka arritur një pikë të fundit, ku mungon konkurenca, ku janë shqyer dyert e universiteteve, ku janë hapur universitete pa kriter pa konstrukt të gjeografisë së shpërndarjes, kjo qeveri ka vulosur kapitullin më të zymtë në dy dekada tranzicion. Nuk kemi asgjë në drejtim të universiteteve private, përkundrazi do të stimulojmë duke ju përmbajtur rregullave dhe standarteve. Vitin e ardhsëm do marrim në kurriz një bazë jashtëzakonisht të rëndë është një nga kthesat më të vështira. Liberalizimi është një thikë në shpinën e prindërve. Diplomat e marra janë rëndom si ato letrat e dikurshme me vlerë, të cilët di të shtojnë numrin e të papunëve me diplomë. Ky liberalizim ka rrafshuar dy elementë kryesorë, konkurencën dhe meritën. Sëbashku duhet të hapim faqe të re, duke filluar nga konkurenca dhe merita, duke futur standarte të sakta vlerësimi. Vetëm në Itali familjet shqiptare derdhin para për shkollimin e fëmijëve të tyre barabar me buxhetin që qeveria investon në arsim. Po kështu gangrenë mbeten dhe kurset private, një investim i humbur i prindërve për mësimin e të njëjtave gjëra që bëhen dhe në shkollë.Pa futur në shina zhvilllimin e arsimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe standarteve evropiane. Arsimi më shumë se me moton Shqipëria në moshën e internetit i ngjan këpucës së Lulit të Vocërr” tha ai.
Kryesocialisti Rama theksoi gjithashtu se me ardhjen në pushtet të PS-së do të projektohet një plan afatgjatë për arsimin. Test kombëtar analfabetik, libra falas për njerëzit në nevojë, mjete transporti për fëmijët në fshat dhe revolucioni me tekstet shkollore, sipas tij, do të jenë disa nga hapat që programi i PS-së për arsimin do ti kthejë në realitet me ardhjen në pushtet.
“Me ardhjen në pushtet të PS-së do të marrin fund eksperimentet e këtyre viteve, duke premtuar një politikë radikale të projektuar në një plan afatgjatë në arsim. Ne do ti japim fund eksperimenteve të bëra në këto vite, për të cilat janë shpenzuar para të pallogaritshme. Me programin për një Rilindje Shqiptare ne duam të jemi ata që morën kostot përsipër për ti dhënë drejtimin e duhur arsimit, si borxh që jua kemi atyre që vinë pas nesh. Do synojmë një politikë të re dhe radikale arsimore, të projektuar në një plan afatgjatë. Kjo qeveri në mbarim të mandatit do ta dorëzojë këtë shoqëri me më me shumë analfabetë se në periudhën që e mori, ku shifrat janë alarmante.
Që në hapin e parë të qeverisë tonë do të bëjmë një test kombëtar analfabetik.
-Viti i ri shkollor do të fillojë me libra falas në sistemin e detyruar arsimor për të gjithë fëmijët në nevojë
-Mjete transporti të siguruara për fëmijët në fshat
-Ne do të bëjmë një revolucion me tekstet shkollore, tekste të ngarkuara pa lidhje, që shpesh nuk kuptohen as nga mësuesit” ka deklaruar Rama.